Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Nënkryetarja e PD: Vendimi i DASH për Berishën, i padrejtë

Nënkryetarja e PD: Vendimi i DASH për Berishën, i padrejtë

15:26, 15/09/2021
A+ Aa A-

"Vendimi i kreut të DASH për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha është i padrejtë".

Deklarata është bërë nga nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë një interviste të dhënë për News24.

Tabaku është shprehur se ky vendim është i imponuar.

Sipas saj, edhe vendimi i përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së është një vendim i imponuar nga jashtë.

Duke komentuar nismën e ish-kryeministrit për takimet me anëtarësinë sipas saj nuk e dëmton PD-në.

"Nisma e Sali Berishës për takimet me anëtarësinë nuk e dëmton partinë sepse ajo po bëhet brenda strukturave te PD-së", ka thënë Jorida Tabaku.

Pjesë nga intervista e Jorida Tabakut:

Përjashtimi i Berishës, ishte i duhuri?

Jorida Tabaku: Nuk ishte e lehtë për të marrë këtë vendim, sepse bëhet fjalë për Sali Berishën, për personin që ka pasur arritjet më të mëdha që i njohin të gjithë ata që i kanë prekur. Përveç infrastrukturës, rritjes së pagave, duhet të përmend anëtarësimin në NATO-n. Vendimi i z.Bashës megjithëse i vështirë nuk i heq asgjë trashëgimisë që z.Berisha kishte dhe ka në PD, ndikimit që ai kishte dhe në politikë. Për shumë të rinj si mua nuk i heq asgjë respektit që kemi për të besoj dhe shumë shqiptar.

A mund të vepronte ndryshe zoti Basha, a do të ishte dorëheqja e tij një zgjidhje?

Jorida Tabaku: E thashë që nuk kishte mënyrë të lehtë për të marrë një vendim të vështirë, që ishte i imponuar, një fakt i kryer. Ka qenë vendim që erdhi nga një aleat, nga partner. Ky vendim ishte fakt i kryer, ishte i detyruar, i imponuar, ishte për të ardhmen e PD dhe për të mos cenuar marrëdhënien e PD me aleatin tonë. Unë e kam shumë të vështirë të flas për këtë çështje, siç e kanë shumë persona që kanë punuar me Sali Berishën. Ky vendim i imponuar ka patur parasysh të ardhmen e PD, të ardhmen e Shqipërisë.

Në takimin me Reeker është kërkuar qartë që duhej përjashtuar Berisha?

Jorida Tabaku: Ambasada amerikane ka nxjerrë një njoftim për atë takim. Komenti im i vetëm është që ky vendim i padrejtë për zotin Berisha nga SHBA-të do të ketë mbështetje e PD për ta ndjekur në rrugë ligjore dhe për të mos cënuar dinjitetin e z.Berisha.

Ai e konsideron nul atë, sepse u thye statuti, nuk u respektuan strukturat. E nisur nga kjo ai thotë se s’jam i përjashtuar, por thotë që jam aty dhe do të bëj më të mundurën për të rikthyer demokracinë në parti. A duhet të ishte hedhur në votë ky vendim?

Jorida Tabaku: Zoti Basha ndërmori një vendim të tillë për të mos krijuar probleme me militantët. Zoti Berisha gjithmonë ka pasur në çdo vendim dhe veprim të tillë çështjen e shqiptarëve, kombit shqiptar dhe si të përmirësohet puna brenda PD, gjithçka që ai do të bëj është në ketë kuadër. Me zotin Berisha neve na bashkon lufta kundër Edi Ramës, asgjë tjetër. Mendoj se strukturat e PD do kenë kohë të flasin. Kushdo nga ne që është në PD, ka në interes vetëm forcimin e partisë. Besoj se do kemi kohë të gjithë të shikojmë me fokusin tek e ardhmja dhe te forcimi i PD.

Do ta keni më të lehtë apo më të vështirë tani që nuk është Berisha?

Jorida Tabaku: Nuk flas keq për ndonjë personazh dhe aq më tepër për Berishën. Mendoj se PD ka vend për të gjithë, do të dalë më e fortë pas këtij diskutimi dhe do të shohë nga e ardhmja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet15/09/2021 18:50

Znj TABAKU, JU FLISNI SI AJO SHPREHJA E VJETER "AS MISH AS PESHK" ME DUKET SE TE GJITHE JU SEBASHKU ME LULIN NUK E KENI PRESIONIN NGA USA POR MARIFETIN NGA SALI BERISHA DHE ATO GJERA QE FLET TI PER SALI BERISHEN ESHTE NJE LLOJ KUR SIMPATIZAN TE PPSH MBRONIN ENVER HOXHEN PAS 90 DHJETES , SALI RAM BERISHA ESHTE PASARDHESI ME BESNIK I PARTISE PUNES QE NUK U SHKEPUT ASNJE DITE NGA PUNET E MBRAPESHTA PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET NUK KA NEVOJE QE TE MERREMI ME NON GRADA APO JO VETEM SHIKONI CFARE I KA BO SHQIPERISE KY KOMUNIST I FUNDIT I SHQIPERISE, PRANDAJ TI DHE LULUSHI KENI NJE RAST HISTORIK NE DORE TE SHKEPUTENI NJEHERE E MIRE NGA DIKTATURA DHE SALI BERISHA PO JU THEM SE NESE THURNI LAVDE DHE FLISNI SE SALI BERISHA KONTRIBUOI NE NDERTIMIN E SHTETIT SHQIPTARE E KENI GABIM SHQIPERIA NDODHET SOT NE POZITEN ME TE KEQE SE DHE NE DIKTATURE SEPSE KETE DESHI SALIU QE TI VJEDHE RRJEPE SHQIPTARET NE EMRIN E DEMOKRACISE POR E VERTETA FLET VETE SEPSE NJE 77 VJECAR SI AI NUK DO TE KANDIDONTE PERSERI , NAMIK HOTI KA THENE NJE FJALE TE MENCUR KOMUNISTAT NUK ZBRESIN NGA KALI VETE POR DUHET ME U VRA KALIN QE TE RREZOHEN. JU KA ARDHE RASTI QE PARTIA DEMOKRATIKE TE THIRRET ME TE VERTETE PARTI DEMOKRATIKE NESE DISTANCOHENI NGA SALI BERISHA TRITAN SHEHU FATMIR MEDIU E SHUME PORDHACE TE TJERE SI MULI NOKA. JEPNI SHQIPTAREVE NJE SHANS QE TE MENDOJNE SE DHE NE SHQIPERI KA JETE SHPORNI KOMUNISTAT NGA PARTIA DEMOKRATIKE DHE DORZOJUANI DREJTESISE.

altini15/09/2021 16:36

Pergjigje dinjitoze znj. Tabaku.

Shto koment

Denonco