Lajmi i fundit

TASK FORCE/ PS rrëzon interpelancën për 5 kërkesat e protestës, asnjë ndjesë për fyerjen ndaj UÇK-së

Viktima e parë shqiptare në Itali, konsullja në Milano jep detaje për rastin

Viktima e parë shqiptare në Itali, konsullja në Milano jep detaje për rastin

21:49, 09/03/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Konsullja e përgjithshme shqiptare në Milano, Anila Pojani thotë se një shqiptare 60-vjeçare ka ndërruar jetë në Itali për shkak të një arresti-kardiak, por sipas saj ajo rezultonte e prekur nga koronavirusi.

Konsullja bën me dije familjarët e të ndjerës nga Durrësit janë futur në karantinë në shtëpitë e tyre.

‘Jemi kontaktuar nga një agjenci funebre dhe sot nga shqyrtimi i dokumentacionit përkatës kemi konstatuar që qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë nga një arrest kardio-respirator dhe ka rezultuar e prekur nga koronavirusi. Familjarët e saj janë futur në karantinë në banesat përkatëse.

Ashtu siç iu komunikova dokumentacioni i zonjës ka mbërritur sot në konsullatë dhe duke pasur parasysh situatën dhe familjarët e zonjës, djali, vajza dhe bashkëshorti janë në karantinë.

Duhet zbatuar vendimi i kryeministrit italian për ceremonitë mortore dhe trupi ndodhet në morgun e spitali.

Dokumentacioni lëshohet shumë shpejt dhe familjarët mund ta tërheqin sapo të dalin nga karantina’, tha konsullja për ‘Real Story’ në News 24.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco