Mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri: I lumtur për kthesën e madhe të PD-së

Mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri: I lumtur për kthesën e madhe të PD-së

18:23, 16/01/2020
A+ Aa A-

Bashkë-kryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri pas takimit të Këshillit Politik u shpreh për mediat se prioritet i ekspertëve të hartimit të draftit janë çështjet e administrimit të zgjedhjeve, ndërsa në plan të dytë vendosi ndryshimin e sistemit duke e lënë derën të hapur.

Ai gjithashtu komplimentoi PD për vendimin e saj për t’’u ulur në tryezë duke theksuar se është i lumtur për këtë ‘kthesë të madhe’.

"Kjo është një tavolinë formale, roli u mbetet përfaqësuesve politikë. Prioritet për këtë grup pune është objekti i punës së komisionit, cështjet e administrimit zgjedhor, pse jo edhe të sistemit. E rëndësishme është që të  fokusohemi. PD-ja ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrime te saj ekstremiste dhe unë jam shumë i lumtur, që PD-PS dhe të tjerat u ulën për kompromis" tha Gjiknuri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco