Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

FOTO/ Ligësia 'Rama' me simbolet kombëtare: Shqiponjë e bardhë, shqiponjë gri dhe një 'sorrë' e lagur!

FOTO/ Ligësia 'Rama' me simbolet kombëtare: Shqiponjë e bardhë, shqiponjë gri dhe një 'sorrë' e lagur!

09:22, 08/02/2019
A+ Aa A-

Deputeti i LSI, Luan Rama, ka goditur me forcë dje në Kuvend, deformimin e simboleve kombëtare nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Ai e ka dëshmuar në foltore me fotografi, katandisjen e flamurit kuq e zi me shqiponjë dhe prezantimin e Shqipërisë në sytë e botës me shqiponjë të bardhë, me shqiponjën gri dhe deri edhe me një shqiponjë krahëvarur, që e krahasoi me një “sorrë të lagur”.

Denoncimi i fortë i Luan Ramës për atë që e quajti jo thjesht karagjozllëk,por ligësi,  u mbështet nga deputeti Dashamir Shehi, që e çoi më tej me sarkazmën e tij të njohur. Ndërkohë, nga ministrat e qeverisë, që iu prezantuan në fytyrë këto simbole të shtrembëruara, nuk pati asnjë reagim.

Luan Rama tha: "Shikoni cila është logoja e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë! Shikoni cila është logoja e Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë! Një shqiponjë e bardhë! Klikoni në sajtet e Ministrisë së Jashtme, të të gjitha të ambasadave të Shqipërisë kudo që janë nëpër botë dhe do të gjeni këtë logo të Ministrisë së Jashtme! Me shqiponjë të bardhë!

    Nuk është vetëm karagjozllëk! Nuk është vetëm shëmti! Është poshtërsi! Është ligësi! Sepse është dhe në kundërshtim me ligjin për simbolet kombëtare, për Himnin Kombëtar; është dhe në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave për Protokollin e Shtetit, që përcakton në mënyrë rigozore se si mund të kompozohen edhe logot e institucioneve.

    Por nëse Ministria e Jashtme e ka të bardhë, Kryeministria e ka gri në të bardhë! E më tej akoma, kjo është logoja e Presidencës së Republikës: Një sorrë e lagur! Dikush mund të thotë: po çfarë janë këto?! Periferike, pa rëndësi! Jo, nuk është kështu! Sepse shteti ka disa rrënjë të vetat. Shteti ka disa shenja të vetat që janë të patjersueshme, janë të panegociushme dhe respekti ndaj tyre është detyrim shtetëror, ligjor, qytetar, patriotik!/ar.sh/SYRI.NET

    REAGIMI I DASHAMIR SHEHIT

    “Ai zotëria atje, u mundua të shpjegojë flamujt. A t’ua shpjegoj unë flamujt?! Se është pak më banale. Ato flamujt or ti, të gjithë flamujt, i ka bërë Edi Rama! Me fantazinë e vet të piktorit. I thotë atij tek Ministria e Jashtme: A di ç’ke ti?! Ma hiq këtë sorrën e zezë prej këtu! Vëre të bardhë se kështu e do Perëndimi! Asaj Kryeministrisë, i është dukur shumë e trishtueshme: “Kemi 100 vjet që mbajmë këtë,- thotë, -  të zezë e të kuqe. Bëje pak gri, thotë. Ta bëjmë gri “arxhentato” madje! 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Emri 08/02/2019 10:48

    cte beri ngjyra mo edi ? te friksoi ?

    Albi08/02/2019 10:36

    Ku ti kesh o degjenerat qe po na turperoni, po pse ore zgjebs ndryshohen simbolet e nje shteti se do nje i semure psiqik! Te rafte e zeza te rafte. I gjith parlamenti pa dallim partie duhet ngritur per te rrezuar nje idiot se cdo njeri duhet te ket pak shpirt shqiptari dhe ndjenje atdheu e mos te pranoje nje tallje te tille

    Shto koment

    Denonco