Mesazhi i Bashës: Qytetarët ta marrin në dorë fatin e tyre

Mesazhi i Bashës: Qytetarët ta marrin në dorë fatin e tyre

23:35, 15/01/2019
A+ Aa A-

Kreu Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në ‘Tempora’ nga Sonila Meço është shprehur se qytetarët duhet ta marrin fatin e tyre në dorë.

Sipas kreut të opozitës, qytetarët nuk duhet ta lënë fatin e tyre në dorën e një politikani të papërgjegjshëm.

Meço: Si do të largohet Edi Rama? Në fakt deri tani veç protestës së studentëve, po të hapni rrjetet sociale në diskurin e tyre është kjo vezë..

Basha: Veza e Endri Hasës…

Sonila Meço:… dhe një çizme

Basha: Çizmja e Monikës…

Sonila Meço: Cili di të jetë mjeti tjetër?

Basha: Shumë çizme dhe shumë më shumë vezë, shumë më shumë qytetarë, mundet edhe pa çizme dhe pa vezë, qytetarë të vendosur të rimarrin fatin e tyre në duart e tyre. Mos ta lënë as në dorë të një politikani të papërgjegjshëm, të degraduar, të verbuar nga paratë e paligjshme. As nga në dorë të një shteti që i trajton ata me arrogancë, pa dinjitet, ndërkohë që nderon kriminelët, por ta marrin fatin në duart e tyre

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t16/01/2019 03:39

Per cilin popull flet ky lider as mish as peshk,per francezet?.por edhe ata ne shekuj kane patur udheheqes qe i kane prire ne revolucione,kurse ky zotnia nuk ka bythe te dale ne krye e ti beje thirrje popullit te çohet.pse?sepse popullit i ka humb besimi te kjo klase politike rame,lul,berishe,metë,monikë etj.nqs populli do te shikonte lider te tjere qe ti besonin personalitetit te tyre ata do te çoheshin pa hezitim dhe do pranonin te udhehiqeshin ne fatin e tyre.per ndikim nga jasht as qe behet fjale,kurva evrope shikon hesapin e bordellos se vet,kurse ariu amerikan eshte akoma ne gjume letargjik

Shto koment

Denonco