Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

VIDEO/ Banorët e ‘Astir’-it: Edi Rama zaptues, tërhiqu nga qeveria po nxit vëllavrasjen

VIDEO/ Banorët e ‘Astir’-it: Edi Rama zaptues, tërhiqu nga qeveria po nxit vëllavrasjen

18:38, 15/01/2019
A+ Aa A-

Banorët e “Astir”-it kanë dalë sërish sot në protestë, ku kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% në vlerën e tregut për pronat e tyre. Ata ripërsërisin edhe kërkesën për anulimin e projektit.

Në ditën e 73 të kësaj proteste ata bëjnë thirrje për bashkim sepse sipas tyre, Edi Rama ka instaluar diktaturën dhe për këtë ata ftojnë qytetarët shqiptarë që ti thonë njëherë e mirë boll më atij.

“Edi Rama, tërhiqu sa nuk është vonë sepse po nxit vëlla-vrasjen midis njëri-tjetrit, midis qytetarëve dhe Policisë, ndaj tërhiq Policinë, tërhiq projektin, tërhiqu edhe ti nga qeveria sepse po i paraprin një fatkeqësie edhe më të madhe. Ne nuk kemi dalë nga qejfi këtu, s’kemi kohë për të humbur rrugëve. Ne nuk jemi zaptues, ne jemi në shtëpitë tona të ndërtuara me gjak, ti je zaptues”, është shprehur njëra nga protestueset.

Protestës së tyre i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës nga ku janë shprehur se Edi Ramën, Erion Veliajn dhe kreun e ARRSH-së, Afrim Qëndron i pret burgu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco