Berisha: Provokuesit nuk duhet të dilnin nga Shqipëria, pa u përballur me ...

Berisha: Provokuesit nuk duhet të dilnin nga Shqipëria, pa u përballur me ...

18:23, 09/11/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për ABC News vlerëson se personat e përfshirë në thirrje antikushtetuese në Bularat nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria.

Pa komentuar ish-kreu i Partisë Demokratike nuk ka lënë dhe kandidaturën e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ditën e varrimit të ish ushtarakut grek Konstandinos Kacifas, për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, ishin manifestim i asaj që quajti skenar Vorio Epiriot të tokën e askujt.

 “Gjallë nuk kthehej në Greqi pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare”.

Sa i përket përplasjes Kryeministër – President lidhur me propozimin e Edi Ramës për zëvendësin e Fatmir Xhafës në postin e ministrit të Brendshëm , ish-kryeministri Berisha, njëkohësisht ish-president, theksoi rolin që kreut të shtetit ia ngarkon kushtetuta e vendit.

“Ai që mendon që Presidenti është honorifik nuk merr vesh. Presidenti duhet të krijojë bindjen e tij. Me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim për shpjegim”.

Problemet e propozimit të Lleshit për ministër të brendshëm janë minimalisht dy sipas Bersihës.

Kërcënim e quan reagimin e kryeministrit Rama për mos dekretimin e Lleshit në krye të dikasterit të rendit, që sipas Berishës duhet të vijonte të kryhesohej nga ministri i dorëhequr Xhafaj, deri në zëvendësimin e tij.

Kreu i ekzekutivit po ushqen me gënjeshtra qytetarët dhe opinionin ndërkombëtar sipas ish kryeministrit Berisha dhe ktë, po e bën në gjendjen e një grushti shteti ku rojtari i Ligjit themeltar, Gjykata Kushtetuese de facto nuk ekziston duke krijuar hapsira të mëdha për përplasje të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Veteran i 90s09/11/2018 19:41

....ish-kryeministri Berisha, njëkohësisht ish-president, .... Nuk ka qenë Berisha njëkohësisht edhe president edhe kryeministër.

Bledi09/11/2018 19:05

Nese mediat greke e quajne hero kacifasin pse ju si media nuk e quani terrorist? Ne fund te fundit apo me ate qellim erdhi ne Shqiperi.

krasasi tp09/11/2018 18:57

"Me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim per shpjegim".(S.B).Ndersa Kryeministri mori persiper kostot politike duke mandatuar z.Leshi..Mund te jem, amator,diletant por ngase nuk e kam votuar kete qeveri dhe as jam dashamires ndaj Rilindjes i bije qe nofken e trete si i njeanshem, nuk e plotesoj me sukses.Perplasja kok me kok e dy institucioneve , mund mos te rezultoj si e dobishme per askend."Gurin i pari" po e hedh Presidenti.Cila ishte arsyja qe dekretimi i shefit te SHISH u krye me 18 muaj vonese.Ndoshta Presidenti mund te ndihet mire ne nje post ekzekutiv, se ne nje post qe nga nje pikpamje duket honorifik.Mirpo rruga drejt ekzekutivit dhe liderit te opozites mund te rezultoj me shume te perpjeta e te tatepieta.Besoj kete keshille duhet ti jap edhe z.Makron.Nje keshille prej katundi dhe nje keshille prej presidenti do bej efektin e nje terapije.

Shto koment

Denonco