VIDEO/ Tabaku thirrje qytetarëve: Të ngrihemi, të mbrojmë qytetin nga vjedhja e grabitja

VIDEO/ Tabaku thirrje qytetarëve: Të ngrihemi, të mbrojmë qytetin nga vjedhja e grabitja

19:28, 01/07/2018
A+ Aa A-

Artistët janë mbledhur edhe gjatë ditës së sotme për të protestuar, dhe për të mbledhur firmat për peticionin ‘Mbro Teatrin’. Ditën e sotme kësaj proteste iu bashkua edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila firmosi dhe peticionin 'Mbro Teatrin'.

Sipas saj ligji i për teatrin në parlament ka një emër biznesmeni mbrapa. Ndërkohë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në një revoltë të fuqishme dhe të ndalin vjedhjen e qytetit.

‘Unë vij nga dy familje te vjetra tiranase, Tabaku dhe Turdiu. Shumë pranë Teatrit Kombëtar ka qenë dyqani i gjyshit tim që në nëntor të vitit 44 u shemb. Shumë afër ka qenë edhe Bashkia e vjetër e qytetit që po në atë vit filloi të shembej nga regjimi komunist. Pak nga pak regjimi fshiu çdo gjë në këtë vend. Pas vitit 2000 filluan të fshihen edhe ato pak gjëra që mbetën, Kinemaja e vjetër e qytetit, rrugicat e vjetra të këtij qyteti, çdo gjë pak nga pak filloi të fshihej dhe u ngritën kulla të larta. Unë dua një qytet ku fëmijët e mi të rriten dhe të kuptojnë që Tirana ka një identitet. Që Tirana ka një vlerë historike. Ka ndërtesa që mbartin histori. Ka dëgjuar disa që thonë që njerëzit nuk shkojnë në Teatër. Unë kam shkuar, ndoshta nuk ka pasur ngrohje, kushte optimale ndoshta edhe për fajin tonë që s’kemi bërë maksimumin e mundshëm për të investuar në ketë ndertesë  por a ja vlen ta shembim se nuk e mirëmbajtëm dot? A e shembën Stadiumin nën ethet e Europianit? Unë shkoja edhe në Stadium, tani nuk është me as Stadiumi. Qyteti i Tiranës pak nga pak po shitet, pak nga pak po falet. Kam reaguar për herë të parë më 8 qershor kur për herë të parë doli ligji dhe u publikua online. Unë dhe deputetja Albana Vokshi në emër te Partisë Demokratike reaguam dhe kundërshtuam fort. E kundërshtuam sepse Ligjet që vijnë në Parlament nën emra biznesmenësh duhet të marrë fund. Nuk është Parlamenti as zyrë tenderash, as zyre konçesionesh. Historia që kryetari i Bashkisë ka frikë që ta firmosë vetë dhe e sjell që të ketë mburojë nesër Parlamentin, sepse e di që kjo është marrëveshja më e dyshimtë dhe më e madhe. Kryetari i Bashkisë e di që prona nuk mund të transferohet pa u bërë 3/5 e votave dhe ato vota nuk i kanë sepse PD e ka bllokuar në Këshill Bashkiak dhe për shumë arsye e kanë sjellë në Parlament.’, tha Tabaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco