'Bashkitë politike të marrin fund, Veliaj i lindur për politikë, duhet të marrë drejtimin e PS'

'Bashkitë politike të marrin fund, Veliaj i lindur për politikë, duhet të marrë drejtimin e PS'

13:05, 05/06/2018
A+ Aa A-

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në një koment të tij për mundësinë e zgjedhjes së kandidatëtve për bashkitë. jo nga forcat politike.

“Bashkitë politike duhet të kenë një fund!, shkruan Manjani në një status në rrjetin social facebook

Pse duhet të vendosin partitë për pusetat e pastrimin e rrugëve? Po për lejet e ndërtimit apo planet urbane, përse?!, shtron pyetjen ai. Ndërkohë  që shprehte se “Po pse u dashka të harxhojmë kohë publike me debatin: “do kandidojë Erioni apo jo”?!

“Erioni, meqë ra fjala, është pjesë e politikës. Pjesë aktive madje! Ai është talent i lindur për politike dhe për mua një kandidat i denjë për të marrë drejtimin e PS.

Prandaj dhe duhet ti hapet rruga qytetarëve të Tiranës të propozojnë njerëzit e tyre jo politikë, që të merren me qytetin pa e pasë mendjen tek PR politik për llogari të partisë dhe të ardhmes së tyre në parti!

Nuk ka vetqeverisje me “dorën e ngrohtë” të partisë mbi supe!, vijon Manjani në shenimin e tij.

Ja shenimi i tij i plotë në rrjetin social facebook:

Bashkitë politike duhet të kenë një fund!
————
Është e papranueshme që edhe përzgjedhja e kandidatëve për Kryetarë bashkish të mbetet në pronësi të partive!

Veçanërisht Bashkia Tiranë përceptohet si fat-vendosja për drejtuesit e partive kryesore në vend, që do të thotë edhe e qeverisë.

Është e padrejtë kjo sjellje politike! Shumë e padrejtë madje!

Pse duhet të vendosin partitë për pusetat e pastrimin e rrugëve? Po për lejet e ndërtimit apo planet urbane, përse?!

Si ka mundësi që qytetet tona nuk prodhojnë kandidatë jo politikë për të administruar punët e qytetit?!

Po pse u dashka të harxhojmë kohë publike me debatin: “do kandidojë Erioni apo jo”?!

Erioni, meqe ta fjala, është pjesë e politikës. Pjesë aktive madje! Ai është talent i lindur për politike dhe për mua një kandidat i denjë për të marrë drejtimin e PS.

Prandaj dhe duhet ti hapet rruga qytetarëve të Tiranës të propozojnë njerëzit e tyre jo politikë, që të merren me qytetin pa e pasë mendjen tek PR politik për llogari të partisë dhe të ardhmes së tyre në parti!

Nuk ka vetqeverisje me “dorën e ngrohtë” të partisë mbi supe!

Ky model na e çpifi! Mjaft më me lojën e bashkisë për partinë!

Opozita veçanërisht ka në dorë të “diktojë” standartin e qytetarisë, duke mbeshtetur kandidatë të qytetit dhe jo të forumeve.

PS të bëjë si të dojë, por ja vlen përplasja e standarteve: qytetari përballë politikës!

Opozita nuk mund të harxhojë kohë me analiza të kandidatëve politikë! Opozita ka shancin të rrjeshtohet me standartin: bashkitë në duart e qytetarëve dhe jo politikanëve.

Është koha për të ndarë partitë nga bashkitë!

Kush e bën këtë do ta mbështes me të gjithë fuqinë!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Popull06/06/2018 15:23

    Ne Kanada, US,A, kryetaret e Bashkive jane qytetare pa lidhje politike. Edhe mesueses i vjen rradha te behet Kryetare nqs kandidon. Shqiperine e kane ne pronesi Deputetet e Perjetshem

    JonBaboci06/06/2018 08:27

    Mos ja vini re Manjanit. Ai shkruan ne FB per Eri Fikun kur eshte ulur ne WC dhe dh.... O Manjan coje Eri Mashtruesin te beje nje mamografi dhe pastaj beni nje belfie te dy. E paske ndonje leje ndertimi ne proces e kuptojme por blowjob bastardit te Ures Vajgurore eshte egzagjerim.

    Edlir Rameta06/06/2018 05:01

    Opa Ylli me cepa te thyer po i ofron lali fikut te hidhet nga LSI,para pak ditesh kam komentuar ketu se Edvin poturja ne vend te lali fikut do kandidoje Blushin apo Tahirin sepse e di qe e humbet tiranen PS dhe Lali fikun e shtyne drejt LSI qe te mundet te kandidoje me siglen e PD&lsi qe te fitojne prape tiranen,cfare keshtu more krimbat e hales komunista kerkojne ta mbajne shqiperine nen diktature edhe 3000 vjet.Popull cohu.

    Arber05/06/2018 17:25

    Na mbyten plehrat. Po pse prap me mashtrues te neveritshem te tipit Veliaj do merremi edhe per 30 vjet te tjera? "Talent per politike" Veliaj? Po pse ngaqe eshte zagar i Soros? Ngaqe mashtron e genjen sy per sy?

    krasasi tp 05/06/2018 15:47

    Z.Manjani ,naten " flini"me Lali Erin, diten beni ne facebook te perveluarin per interesin publik.A duhet qe parate e taksapaguesve te kalojne nga duarte e vellait te Lali Erit ne xhepat e kengetareve "patriotik".Sigurisht sipas pazarit te paracaktuar.Nese kjo qe them(ne fakt nje referim nga shtypi) eshte nje babaleri atehere Ju, Z.Vasili apo te tjere miq te Erionit, duhet ta keshilloni ta pergenjeshtroj kete publikisht.Shoqerija eshte e organizuar politikisht apo jo. Nese LSI na ofron nje model tjeter le te na i bej publike.Une propozoj qe cdo kandidat per pushtetin vendor , kryetar dhe anetar te keshillit bashkiak, duhet ti neneshtrohet Vetingut.

    Mavrija05/06/2018 14:49

    O Ilir mavrija, akoma në punë qënke?

    Daj Jaku05/06/2018 14:48

    O ish ministër i padrejtësisë! Prej teje kam dëgjuar komentin: "Ligj i padrejtë por i mirë", llogjika dhe antillogjika së bashku në të njejtën frazë, rezultati zero. Përse gënjeshtarët dhe mashtruesit më të mëdhej i konsideron si talentet e mëdha të politikës? Edhe ti o ish ministër je goxha talent i madh për politikë. Sigurisht politika nuk është shkencë ekzakte për ty, po ashtu si jurisprudenca. Mjerë ne kush erdhi në kryem

    i deleguari05/06/2018 14:37

    E mor Manjan...i fute edhe ti nje shqelm bidonit plot me qumesht ...dhe direkt e ne lane ! Po pse mor Yll qenka i lindur per politike Lali Eri. Po ku eshte thene se ne politike duhet te jesh mashtrues ,hajdut maskara llapaqen,mistrec qe ne cdo tre fjali dy i ka per te share e ofenduar kundershtarin! Kujtoni pak monstruozitetin me Griselden e atij gangsterit me 5 emra te Kavajes,kujto ate fukarain e plehrave ne Sharre,ose me heret, se c'i bente ky Erjon Veliaj me G99,k/ministrit Fatos Nanos me ato letrat higjenike e me lloj lloj palacolleqesh.Eshte i njejti Erjoni i fiqve si k/bashkiak , qe pergatitet te "vrase" baben ! Nqse ti Ylli Manjani kishe tamam kete shkak per tu larguar nga politika,kjo nuk te jep te drejte qe keto monstra tja u "ngjeshish" shqipetareve!

    Beratas05/06/2018 14:05

    Po me kryetarin e bashkise Berat, qe eshte robi i Ilir Metes si i behet? Apo Petrit Sinaj nuk quhet se eshte i LSI

    eh mor Manjan05/06/2018 13:33

    E nxoren koken dhe keta LSI-stat. Perkrahin Veline dhe prape opa ne pushtet nese Lali Plehu rrezon kete kriminelin tjeter ne qeveri

    ilir05/06/2018 13:31

    Ta harroj veliaj drejtimin e PS. Nese zbulohet qe eleminim politik te tahirit e ka inskenuar ky, qe hante e pinte me prokuroret e tiranes, do perfundoje ne burg. Rama nuk e le postin deri ne 2025. Veliaj do i bashkohet lsi-se duke akuzuar ramen si tradhetar e te pabese. Veliaj eshte thjesht nje klientelist qe nuk e meriton drejtimin e ps-se. Nuk ka as universitet dhe as pjekurine qe beje kryetarin e ps-se apo kryeministrin. Do harrohet shume shpjet nga politika.

    Shto koment

    Denonco