VIDEO/ Saimir Tahiri detyrohet të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit

VIDEO/ Saimir Tahiri detyrohet të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit

10:40, 03/05/2018
A+ Aa A-

Saimir Tahiri ka vendosur të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Pasi PS-ja vetë nuk e lëshoi, por e mbajti duke mos i hequr imunitetin, Tahiri duket se është detyruar të japë dorëheqjen nga mandati.

Edhe pse u dorëhoq vetë nga të qenit deputet, e duke qenë tani si qytetar i thjeshtë para drejtësisë, Tahiri nuk e shfajëson mazhorancën në qeveri nga mbrojtja që i është bërë deri tani.

"Unë sot e dorëzoj mandatin tim të deputetit, nuk do të jem deputet po qytetar i thjeshtë si mijëra të tjerë në këtë vend me të drejtën time, me familjen time, njerëzit e mi, ata që më besojnë, do të përballen me drejtësinë siç do të ëprballem me palaçot në politikë që sot shesin dëngla. Këtu ajm e këtu do jem, përballë jush, do t’i shkoj deri në fund."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gac03/05/2018 13:00

Asnje fakt nuk keni per Tahirin.Fakte jane akti i kontrollit te shtetit per vjedhjen e rruges durres kukes sepse eshte akt i nje institucioni shtetror.Nuk eshte fakt mikrofoni i L.Bashes ,e.Alibeajt apo kujdo tjeter sharlatani qe hedhe uje ne havan pa fakte.Prokuroria aty eshte .Te nxjerre faktet ,por nuk ka .sepse nuk eshte fakt denoncimi i kujtdo sepse duhet prova per kete.

t03/05/2018 11:18

ajo qe kane kerkuar gjermanet do shkoje deri ne fund,mos u dekurajo o as,ata do ti hapin ,negociatat por kur rama ta kete dorezuar tahirin,qe hiqet si esnaf tani

Asi03/05/2018 10:46

Ishte nje nga tre variantet qe une si qytetar i thjeshte parashikova. Pra Europa genjehet me luge bosh dhe loja e Rames vazhdon me genjesjtra te mare statusin. Pse nuk e forezoi me çare mandatin? Apo prokurorja e re i ka krijuar kushte te dale i pafajshem. Oresti me 836.000 euro u lirua, e pse jo edhe gjykata e re qartazi mbeshtetese e mazhorances do ta nxjerin ballelart te pagajshem me 126 shefa policie ne kerkim e te atatisur ne drejtim te paditur.

Shto koment

Denonco