Basha përgëzon Orban: Hunagrezët i dhanë një mbështetje masive të djathtës

Basha përgëzon Orban: Hunagrezët i dhanë një mbështetje masive të djathtës

14:59, 09/04/2018
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban për fitoren në zgjedhjet kësaj të diele. Në një postim në Facebook, Basha thotë se fitorja e partisë FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane.

Ja postimi i polotë i Bashës në Facebook: Përgëzime për Kryeministrin Viktor Orban dhe partinë tonë simotër FIDESZ për fitoren e thellë për një mandat të tretë qeverisës. Hungarezët i dhanë mbështetje masive të djathtës dhe vazhdimit të qeverisjes që i ka sjellë vendit zhvillim të ndjeshëm ekonomik dhe mirëqenie.

Suksesi i FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane, pas atyre në Austri dhe Gjermani dhe veçanërisht për Partinë Popullore Europiane, familjen politike të Partisë Demokratike.

/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco