Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Brand-i ndërkombëtar pranon dështimin në politikën e jashtme edhe lë amanete!

Brand-i ndërkombëtar pranon dështimin në politikën e jashtme edhe lë amanete!

Nga Irena Beqiraj - 17/01/2026

Pasioni i Ramës për politikën e jashtme ka qënë gjithmonë sa argetues po aq edhe një humbje kohe për politikbërjen e përgjegjshme .

Në fjalimin e djeshëm e konsideroi politikën e jashtme një dështim edhe të pa reformuar, edhe ua "la amanet" deputetëve bashkë me Televizionin Shqiptar.

Rama shtoi se "gradat janë marrë peng.... edhe sa herë shkoj në atë ministri, i duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja"

Por nëse e pranon dështimin e vërteta duhet thënë deri në fund. Nëse ka përjetuar ndonjëherë ndonjë shkalafitje e mungësë meritokracie shërbimi diplomatik ka qënë nën drejtimin e Edi Ramës si Kryeministër edhe si Ministër i Jashtëm.

Ndoshta Rama e ka harruar kur vendosi të drejtojë politikën e jashtme me zëvendësin e tij "gjeniun e panjohur e pa eksperiencë të librave", apo sesi këto vite shërbimin diplomatik e përdori "si kashunin e pëllumbave të tij " ku përfshiu e shpërbleu gazetarë, drejtorë doganash, ish deputetë, pa asnjë standart meritokracie, apo më keq pa asnjë lidhje me diplomacinë.

Politika e jashtme që pas drejtimit të Bushatit, u kthye në domain -i ekskluziv i kryeministrit, ndaj njërëz pa asnjë valencë politike e peshë publike ( brenda e jashtë vendit) e drejtuan edhe drejtojnë atë ministri.

Teksa kuptoi se ishte e vështirë të reformonte arsimin, shëndetësinë, mjedisin, administratën publike, buqësinë edhe atë pak prodhim , Rama edhe vetë u strehua tek politika e jashtme.

Ka një paradigmë historike të vërtetuar tanimë. Zabrahnisja nëpër botë fillon kur je në pushtet i ezauruar nga çdo dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e brendshëm. Proaktiviteti në çështjet e jashtme shërben si një lloj emigrimi nga monotonia, edhe mungesa e interesit për hallet e brendshme. Një mashtrim i embël që Rama ja ofroi vetes e pastaj popullit, në një tentativë për të mbuluar ezaurimin e tij me iluzionin e krijimit "të brand-it ndërkombëtar".

Rama dje pranoi se " brand -i ynë ndërkombëtar ka dështuar, edhe pse askush edhe në atë sallë nuk mendonte ndryshe.

Amaneti i tij duhet të shoqërohet me mësimin se: edhe në politikën e jashtme ajo që udhëheqësit zgjedhin të bëjnë në vend ka më shumë rëndësi sesa ajo që ata zgjedhin të bëjnë jashtë vendit.

Foto : Rama me Kryeministrin anglez në 2022 duke diskutuar luftën në Ukrainë..... jo çështjen e emigrantëve tanë atje. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco