Nga Gent Strazimiri - 13:17, 17/01/2026
Që arrestimi i Sali Berishës ishte ANTIKUSHTETUES kjo dihej, po ishte i tillë jo për arsyet që thonë këta.
Arrestimi i Sali Berishës ishte dhe është antikushtetues sepse çështja penale ndaj tij NUK EKZISTON.
Është, mbase, dosja penale e vetme në botë, ku:
* asnjë prej personave që kanë firmën në dokumenta nuk është marrë i pandehur...
* asnjë prej të pandehurve nuk e ka firmën në dokumenta...
Duke patur parasysh faktin se:
* të gjithë personat që kanë firmën në dokumenta i përkasin partisë së vetme në pushtet, duke nisur nga kryetari i saj që është edhe kryeministër...
Dhe se:
* të gjithë personat që janë marrë të pandehur (e që nuk kanë asnjë firmë në dosje), i përkasin partisë më të madhe të opozitës, duke nisur nga kryetari i saj...
... çështja në fjalë i ka të gjitha rrethanat për t'u trajtuar si PERSEKUTIM POLITIK!
Gjë më ANTIKUSHTETUESE në një demokraci sesa PERSEKUTIMI POLITIK, nuk ka...
Por këtë, Gjykata Kushtetuese nuk e thotë...
Nëse rrëmon pak më thellë, do të të dalë se arrestimi i LIDERIT TË OPOZITËS Sali Berisha, është kërkuar LIVE në një mbledhje partie nga vetë kryeministri...
Fill pas kësaj, sebep për ta "pandehur" e më pas arrestuar, është bërë një denoncim i kryetarit të Grupit Parlamemtar të partisë së Kryeministrit, të vetmes parti në pushtet...
Nëse kësaj i shton edhe rrethanën se në denoncimin e tij, Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë së Kryeministrit ka gënjyer, falsifikuar e shpifur me qëllim ndaj kryekundërshtarit politik (vepra penale "Kallëzim i rreme"), dhe "drejtësia" vazhdon ende ndjekjen penale në gjykatë e cila nuk i përfill këto rrethana publike:
* ANTIKUSHTETUTSHMËRIA e çështjes bëhet edhe më evidente dhe e sikletshme, nëse do të kishim patur vërtetë një "Gjykatë Kushtetuese"...
Dhe së fundmi:
* gjyqtarja e cila kishte për detyrë që ANTIKUSHTETUTSHMËRIA të mos ndodhte, madje e ka ripërsëstur do 60 ditë për 333 ditë rrjesht, rezulton një delinkuente e provuar me vendim gjykate të një vendi anëtar të BE, dhe pavarësisht se fakti është publik, ajo vazhdon të japë "drejtësi" ...
Këtu nuk bëhet më fjalë për një, a disa vendime antikushtetuese...
Këtu, Kushtetuta dhe garancitë e saj, janë kthyer në një letër higjenike në duart e pista të "fehmiabdinjve" të radhës që, me "afërmendsh" po garantojnë thjesht persekutimin politik nga kooperativistët e radhës që luajnë nëpër zyrat e shtetit "Aranit Çelën" modern.
Është kaq sovjetike është historia, megjithëse nuk është e shkruar me gërma cirilike... këtë herë të dytë...
KAQ!
SPAK YOU
© SYRI.net