Nga Çim Peka - 13:17, 02/08/2025
Këta analistët dhe mediat që janë me një sy tek Rama dhe me një sy tek Veliaj, janë sot më komikët. Edhe duan t’i bien Ramës, edhe nuk ua mban. Njëlloj si statuset e Veliajt nga burgu:
“Më arrestoi Ulsiu me Dumanin, Rama nuk dinte gjë”. “Kur ma futën tubin, më panë policët e Ulsiut se Rama nuk do i lejonte”!
Kështu edhe për kodin e ri penal:
“E bëri Ulsiu, Rama tani e pa dhe po reagon”!
O të mjerë, edhe tubin Veliajt edhe kodin, edhe zgjedhjet kanë vetëm një emër. Edi Rama. Të tjerët janë aksesorë që i përdor Edioti!
Tani po të jeni kundër kodit e kundër arrestimit të Veliaj, dilni kundër Ramës. Ulsiu përshesh ha i shkreti, aq sa i jep Bela. Bën edhe ndonjë skuthllëk si analist me emra anonim, por Rama, me atë e keni. E di që nuk u’a mban se u pret burimin, por të paktën mos na bëni si moralistë e të shqetësuar për liritë që po na merren.
© SYRI.net