FBI po përdoret si armë nga Biden kundër kundërshtarëve politikë

FBI po përdoret si armë nga Biden kundër kundërshtarëve politikë

Nga Mike Pompeo - 13/08/2022

Nga Mike Pompeo, FOX NEWS

Të hënën në mbrëmje, zyrtarët e Byrosë Federale të Hetimit bastisën rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, pasi ndoqën një urdhër kontrolli. Duke vepruar kështu, një agjenci e qeverisë federale, ndërmori aksionin më të ashpër dhe më skandaloz kundërnjë ish-presidenti në historinë e vendit tonë. Kjo bastisje shkon përtej një nevoje të supozuar për të rikuperuar dokumente dhe për t’i kthyer ato në Arkivin Kombëtar. Bëhet fjalë për përdorimin si armë të qeverisë federale kundër kundërshtarëve politikë dhe popullit amerikan.

Të thuash që kjo bastisje ishte e paprecedent, do të ishte një nënvlerësim. Asnjëherë më parë nuk janë marrë masa të tilla në rrethana të ngjashme. Në fakt, unë shërbeva në Komisionin e Bengazit, që pjesërisht hetoi trajtimin e paligjshëm të informacionit të klasifikuar nga Hillary Clinton gjatë kohës së saj si Sekretare e Shtetit. Ne vërtetuam se ajo mbante në mënyrë të paligjshme mijëra dokumente të klasifikuara në rezidencën e saj private. A e bastisi shtëpinë e saj FBI, duke kërkuar ato dokumente? Absolutisht jo! Deri më tani, nuk ka asnjë pretendim se dokumentet në rezidencën e Trump ishin në rrezik për t’u shkatërruar ose publikuar. Krahasoni këtë me Clinton, e cila përdori BleachBit për t’u siguruar që askush të mos e shihte kurrë materialin që zotëronte.

E vërteta e thjeshtë është se ky është vetëm një shembull i demokratëve që vazhdojnë të përdorin si armë agjencitë e qeverisë federale kundër amerikanëve që nuk ndajnë ideologjinë e tyre të ngushtë politike. Kjo nuk ka të bëjë me Trump; ka të bëjë me ju.

Demokratët po përgatiten të përndjekin bizneset e vogla dhe familjet që punojnë shumë duke punësuar 87 mijë agjentë tatimorë për të shënjestruar amerikanët. Sa kohë përpara se këta agjentë të rinj të lëshohen mbi popullin amerikan? Sa kohë përpara se të fillojnë të shkojnë pas qendrave të krishtera të shtatzanisë pro-jetës? Sa kohë përpara se amerikanët punëtorë dhe klasa e mesme- policët, makinistët dhe fermerët, për të përmendur disa- të fillojnë të auditohen për shkak të donacioneve të tyre për Partinë Republikane?

Tatimorët kanë një historik të mohimit të miratimit për jofitimprurësit konservatorë për shkak të pikëpamjeve të tyre politike. Ata e përdorën si armë FISA-n për të përndjekur amerikanët e pafajshëm bazuar në kërkesën e kongresmenit demokrat Adam Schiff mbi mashtrimin e Hillary Clinton për Rusinë. Departamenti i Drejtësisë shpenzoi 32 milionë dollarë të taksapaguesve për raportin e Mueller, i cili nuk gjeti prova të marrëveshjes së fshehtë apo të pengimit të drejtësisë.

Departamenti i Drejtësisë i Biden po e përdor FBI si armë kundër prindërve të Amerikës, duke i etiketuar ata si terroristë nëse shprehin shqetësime rreth temës së teorisë së racës kritike, e bazuar në marksizëm. Rregullat e shëndetit dhe sigurisë u abuzuan për t’i mbajtur fëmijët, veçanërisht fëmijët në zonat e paprivilegjuara, larg frekuentimit të shkollës, duke i lënë ata pas për vite të tëra.

Dhe i njëjti Departament i Drejtësisë nuk ka gjetur ende kohë për të ndjekur penalisht Hunter Biden për një sërë marrëveshjesh të dyshimta të jashtme, që mund të implikojnë babanë e tij, presidentin aktual të SHBA. Pse DD po e zvarrit këtë gjë?

Ja një shembull tjetër. Në mesin e qershorit, pas vendimit pro jetës nga Gjykata Supreme, Amerika përjetoi një sërë sulmesh në qendrat e shtatzënisë pro jetës në të gjithë vendin, shumë prej tyre me zjarr dhe molotov. Deri më tani, Departamenti i Drejtësisë nuk ka bërë asnjë arrestim të vetëm për këto sulme. Megjithatë kur një qendër e Prindërimit të Planifikuar u sulmua në korrik, një koalicion prej shumë agjencish ishin në gjendje të gjenin të dyshuarin dhe ata arrestonin atë brenda katër ditësh. Pse ky standard i dyfishtë? Sepse Prindërimi i Planifikuar është një bastion i ideologjisë progresive dhe një bastion i donatorëve demokratë.

Bastisja në Mar-a-Lago ishte një sulm ndaj të gjithë amerikanëve dhe një paralajmërim i asaj që do të vijë. E majta progresive i sheh institucionet e qeverisë sonë federale jo si garanci që i shërbejnë popullit amerikan, por si mjete të dobishme, madje edhe si armë të fuqishme, që duhet të përdoren për të çuar përpara axhendën e tyre specifike.

Presidenti ynë i ardhshëm do të duhet të bëjë më shumë sesa thjesht të publikojë reformën e shërbimit civil. Ai do të duhet të sigurojë që çdo punonjës civil federal t’i nënshtrohet punësimit, shkarkimit dhe promovimit bazuar në merita dhe performancë- ashtu si të gjithë ata që punojnë jashtë kënetës së qeverisë. Deri atëherë, ne duhet të vazhdojmë të denoncojmë këtë keqpërdorim qeveritar dhe të kërkojmë që çdo qytetar të trajtohet në mënyrë të barabartë përpara ligjit nga qeveria jonë federale. Ata punojnë për ne; ne nuk jemi armiku i tyre- as nuk do të jemi viktimat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Emigranti14/08/2022 19:17

Jo, z Pompeo ! FBI nuk eshte duke u perdorur si arme kunder ish presidentit. FBI eshte duke zbatuar pike per pike LIGJIN ! SHBA eshte shtet ku, askush nuk eshte mbi te, askush ! Trumpalla kishte 18 muaj kohe te kthente pas dokumentat. Po, si narcisist i pandreqshem qe eshte, snobon ligjin dhe ben budallain duke pretenduar se nuk e di se CFAREDO DOKUMENTI QE KRIJOHET GJATE PRESIDENCES ESHTE PRONE E SHTETIT ! Perse dokumenta "Top Secret" gjenden ne shtepine e tij, kur nje punonjese e thjeshte ne Ambasaden e SHBA ne Filipine u denua me nje muaj burg sepse mori ne shtepine e saj nje dokument te klasifikuar si "Confidential", me procesverbal per qellime studimore, per ta kthyer sapo te mbaronte pune me te ?! Perse kaq nxitim z. Pompeo, pa degjuar e konsideruar te gjitha faktet, te beni apologjistin e D.Trump ?! Keni qene Sekretar Shteti e i keni ardhur verdalle botes duke promovuar vecanerisht per demokracite e reja si ajo qe po mundohemi te ndertojme ne SHQIPERI, se barazia ndaj ligjit eshte parimi kryesor ku duhet mbeshtetur. Cfare perfundimi duhet arritur kur nxitoni te propagandoni qe organet perkatese te SHBA qe nuk eshte BANANIA REPUBLIC,( te pakten jo akoma), jane duke zbatuat ligjin ekzakteshisht, po qe na u dashka te bejne perjashtim per te vecantin tuaj ?! PIkerisht ai i vecante qe e ben gargare ligjin sipas interesava te tij, atij qe ne fillim tha se "i bastisen shtepine", kur FBI i trokiti ne dere me autorizim gjykate, duke i dhne nje inventar te sakte te cdo gjeje qe gjeten e moren me vete; atij qe tha ne fillim se nuk ishte duke fshehur gje, kur marrim vesh se 11 KUTI me dokumenta sekrete qe nuk duhet te kishin dale FARE nga Shtepia e Bardhe, ai i vecante qe pasi i mbaruan justifikimet dhe genjeshtrat tha se edhe Obama mori dokumenta (30 mije dokumenta te autorizuara nga organet perkatese,nen mbrojtjen e tyre, si pjese e Biblotekes Presidenciale qe po ndertohet ne Chicago) ! Populli amerikan i sheh e degjon keto. Eshte per tu ardhur keq qe nje diplomat i zgjuar, me karriete te gjate ne CIA, me sherbim ne organe te larta te qeverise federale, hedh poshte cdo gje dhe minon kaq rrezikshem besimin e qytetareve ne ligjin dhe qeverisjen e ndershme. Elektorati amerikan ua vune qeleshen juve dhe te vecantit tuaj. Fatmiresisht, nuk jeni me ne krye. Urime redaksise se syri.net qe edhe nje here po gjen menyren si te corientoje edhe me shume elektoratit shqiptar, duke prodhuar ekuivalenca e paralele qe nuk egzistojne midis SHBA-SHQIPERISE !

Azemi13/08/2022 17:42

Ka nje ngjashmeri paralele mes Trump dhe Berishes, te dy po sulmohen nga socialistet (shoqeria e hapur globale) ne menyre te tepruar. Natyrisht si njerez te thjeshte nul mund ta dime, nese Trump ka apo ska faj (kete do e shohim nga sistemi i provuar i drejtesise ne Amerike). Gjithsesi si shkruan zoti Pompeo duket ‘bastisje e panprecedent’ e tepruar. Ne ditet qe vijne ndoshta do i shohim detajet, tani e lexuar nga larg duket si nje ‘low blow’ (‘goditje poshte brezit’) per te bere te paligjshem kandidimin e zotit Trump per President, ndoshta se Biden ka frike se humb ndaj tij.

Ngjashmerisht, zoti Berisha u be non grata, ne menyre te tepruar (e tepruar se se Berisha kishte 8 vjet ne oppozite dhe i moshuar, e ka arritur shume ne jete). Prandaj edhe kjo lexohet si nje ‘goditje poshte brezit’ me qellim qe te bejne kandidimin e zotit Berisha te paligjshem. Natyrisht mendonin se ne moshe te vjeter Berisha do binte ‘knock out’ nga ‘goditja’ (p.sh.mund ta kishte bere kete per hir te familjes se tij, si edhe Basha la te kuptoje, ose te ikte ‘per hir te Shqiperise’ si edhe disa politikane sugjeruan si ‘luani i plagosur Berisha’ duhet te ikte me krenari). Natyrisht Berisha ska pse te ike nese eshte pa faj, dhe metaforikisht edhe pse ishte si nje ‘luan i plagosur’ apo ‘boksier e goditur poshte brezit’ dhe ne moshe te thyer, ai u ngrit ne kembe per te luftuar per dinjitetin e tij, kundra ‘super fuqive’ e kundra ‘super bilionereve’ (pati guximin te sfidoj ne gjygj sektretarin Amerikan dhe super bilioneret).Mendoj me kete sfide zoti Berisha tregoi, se dinjiteti i nje njeriu (jo vetem i Berishes por secit prej nesh) eshte me i shenjte se cdo kult super bilioneresh apo superfuqi ne bote.

Se ‘dinjiteti eshte nje mrekulli qe na e ka dhene zoti’ kur lindim. Per kete arsye mendoj se zoti Berisha e ka fituar betejen kur sfidoi si njeri i thjeshte edhe superfuqite dhe super bilioneret per te mbrojtur ‘dinjitetin e tij’. Besoj se e ka fituar sepse edhe nese mundet materialisjt, zoti Berisha si nje njeri i thjeshte iu ka treguar ketyre bilionereve se paraja apo fuqia e tyre nuk blen dot ‘mrekulline e dinjitetit njerezor’ se ate na e ka dhene zoti te gjitheve ne barazi.
Uroj qe Shqiptaret (te varfer a te pasur, te rinj a te vjeter, te forte a te dobet, socialiste a demokrate) te mesojne nga kjo e te mbrojne dinjitetin e tyre, se kjoneshte ajo qe ‘gdhendet’ tek femijet e trashegimtaret tuaj. Pa dinjitet edhe sikur super bilioner apo super diktator te behesh nuk do te lesh trashegimi e vazhdimesi te miresise njerezore.

Shto koment

Denonco