Cili është misioni juaj, të mbroni a të vrisni popullin?

Cili është misioni juaj, të mbroni a të vrisni popullin?

Nga Sonila Meço - 03/08/2022

Se më flet njeriu në shpirt para se të më flasë gazetarja dhe racionaliteti më është shkartisur e ndoshta kulluar në fund të mendimit…

Kur i tregon “skandalin” shqiptarëve me një qese plehrash braktisur mbi një gur a e di Ministrja gjendjen e sigurisë në turizmin shqiptar? Që po shkaktohen masakra në breg nga mungesa e rregullave, funksionimit të strukturave, rojeve bregdetare? A zbriti ndonjëherë me të njëjtin vrull indinjate të kontrollonte se si garantohet jeta e pushuesve që i numëron me krenari a thua se Joni, Adriatiku, rëra, mali, peshku në det, flora e fauna janë asete të ministrisë që i solli sapo u emërua në atë detyrë?

Çfarë masash mbrojtëse e parandaluese mungojnë o Drejtor në strukturat e tua që duhet të garantojnë jetë, siguri e mbarëvajtje në tokë e det, por edhe breg? Se po vrasin e masakrojnë njerëz të pafajshëm dhe nuk dimë më cili është misioni i institucionit që drejtoni? Të mbroni a të vrisni popull? Të mbillni siguri a drogë?

Po si nuk u ndjeve o Ministër për çdo punonjës policie që mbush rreshtat e kronikës së zezë si vrasës me paramendim? Vriten punonjësit e rendit mes vedi, vrasin të afërm, vrasin të pafajshëm, plagosin njerëz që duhej t’i mbronin me duart e veta, u gjendet drogë në çdo kat shtëpie, astar xhepash dhe organizojnë edhe trafikun.

Jo një, po tre herë kockat e pushuesve u shkërmoqën nën peshën e tmerrshme të gomoneve që u hyjnë pa asnjë pengesë njerëzve në çadra.

Sot makabriteti arriti shfrenimin katastrofal, nuk ka logjikë, vetkontroll, durim e arsye t’i rezistojë shkulmit të shpirtit që sheh trupin e njomë të një 7 vjeçareje të përpihet nën një gomone pushuesi (jo pushtuesi) në mes të një plazhi të shumfrekuentuar.

Zot jepi forcë, fuqi, kurajo herkuliane prindërve të përballojnë gjëmën, por edhe shqiptarëve t’ju ndalin në marrëzinë e shkatërrimit të çdo nocioni shtetëror, të përdhosjes së çdo rregulli, ligji, neni kushtetues e morali shtetar, të talljes e fyerjes që i bëni popullit duke u dalldisur si adoleshentë të vonuar nëpër festa e para aparateve fotografikë.

Kjo quhet karma, karma për shkelmin që i keni vënë njerëzores, shtetares dhe morales, por nuk ka asnjë mekanizëm psiqik, moral, fetar, spiritual të ngushëllojë ndërgjegjen kur ajo ju kthehet me “kurban” një krijesë engjëllore 7 vjeçare.

Dhe mos guxoni të thoni “mos politizoni”, a të krahasoni llojin e krimeve në dy epoka, por sot takoni fëmijët tuaj, shihini në sy, prekjuani fytyrën dhe si prind kini kurajon, paturpësinë e pamëshirën t’u thoni: ky është vendi ku ia vlen të jetohet!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

toronto03/08/2022 19:12

se di cfare prisni nga kjo klike ozurpuese qe nuk njeh asgje tjeter pervec shantazhit, vjedhjeve, presionit, vrasjeve, qe jane bere dukuri normale per kete realitet jo normal.
pas cdo tragjedie qe ndodh me kete qeveri diversante, as qe e marrin mundimin te shpjegohen, fajesohen apo lere qe te japin doreheqjen e ta pranojne plotesisht fajin qe ka sjelle qeverisja e tyre per kete popull.
cirren, cakerriten, ulerasin, dhe akoma pas 10 vitesh fajin e ka dikush tjeter, edhe pse kriminelet jane bere pjese e kesaj qeverie anti shqiptare, dhe anti kombetare
zgjohu o popull zgjohu , se do jete shume vone neser,,,,, shume shume shume vone

Shqiptaro-Amerikani03/08/2022 11:08

Misioni i narko-satrapit sorosiano-putinist të Surrelit është i qartë që në vitin 2012. Të bëhet sulltan-diktatori më i egër dhe më gjakatari që ka parë kombi shqiptar në të gjithë historinë e tij! Ngjarje të tilla makabre thjesht i tregojnë shqiptarëve që kjo është shumë e vërtetë!
Kjo ngjarje makabre, kriminale dhe e tejskajshme, si edhe shumë e shumë ngjarje të tilla të ndodhura këto 9 vite qeverisje kriminale shqiptare, dhe mbi të gjitha, reagimi kriminal i Kryeçunit psiqiko-problematik narko-fashist gjakatar Edvin Kristaq Rama, tregon se ai nuk ka qenë kurrë, nuk është kurrë dhe nuk do të jetë kurrë një prind, por një monstër, që për pushtetin e vet klepto-kriminalo-gjakatar nuk e ka problem as të hajë fëmijët e vet (nëse ka të tillë), as vëllanë e vet dhe as gratë e veta!!
Krimi, vrasjet, pengmarrjet, varfërimi, rrënimi, shkatërrimi, mjerimi, skamja, poshtërimi, shpopullimi, korrupsioni, kanabizimi , narko-trafiku, humano-trafiku, hajdutllëku, grabitja e pronave shtetërore dhe private, maskarallëku, imoraliteti, pisllëku, qelbësirëllëku dhe të gjitha poshtërsitë dhe makabritetet që po i bëhen prej 9 vitesh Shqipërisë dhe shqiptarëve, kanë vetëm një dhe vetëm një regjizor, një skenarist, një kompozitor dhe një autor: Kriminelin ordiner putinist narko-fashisto-nastisto-komunisto-sorosian Edvin Kristaq Rama!! Pas çdo krimi makabër shtetëror, gjëja e parë që urdhëron kryekrimineli Rama, është fshehja e gjurmëve të krimit, fshehja e të vërtetës dhe mbrojtja e krimit dhe kriminelëve!
Fatkeqësisht për kombin shqiptar, i mbështetur, i përkrahur, i mbrojtur dhe i sponzorizuar fuqishëm nga qeveria më e korruptuar dhe më kriminale sorosiano-amerikane e SHBA!!!
Këtë përkrahje dhe mbështetje të turpshme, korruptive dhe kriminale që qeveritë e SHBA dhe të MB po i japin narko-diktatorit të ri kriminel, kleptokrat, psikopat, grabitës, hajdut, shtypës, feudal, anti-shqiptar, dhe antipopullor dhe regjimit të tij kleptokrato-feudal e komunisto-fashisto-sorosian këto 9 vite deri sot, nuk ia kanë dhënë diktatorit gjakatar Enver Hoxha regjimet komuniste sovjetiko-kineze para vitit 1990!!!
Kjo mbështjetje kriminale anglo-amerikanë për një regjim diktatorial është më e turpshme dhe më kriminale se sa vetë ky regjim!!!! Kjo mbështetje është një turp dhe një krim akoma edhe më i rëndë se sa mbështetja që SHBA i dha regjimit më të fundit të korruptuar të Ashraf Gani në Afganistan!! Apo akoma FAJIN E KA SALIU!! FAJIN E KA BERISHA! APO FAJIN E KA SALI BERISHA!! APO MOS VALLË FAJIN E KA KY POPULL I TRASHË, FRIKACAK, I KORRUPTUAR DHE GJUMASH??!!! POPUJT E TJERË DIKTATORË TË TILLË I HEDHIN NË ZJARR, I VARIN NË LITAR, U PRESIN KOKËN NË GIJOTINË PUBLIKISHT DHE I HEDHIN NË HUMBNERË!!
Ky është një TURP i pashembullt për SHBA dhe MB, si dhe për demokracinë!!
QEVERITË KRIMINALE SOROSIANE TË SHBA, MB DHE BE I VUNË ZJARRIN SHQIPËRISË, NARKO-KRIMINELI KOMUNISTO-GJAKATAR EDVIN KRISTAQ RAMA ËSHTË THJESHT PIROMANI!! SA TË JETË NË QEVERI KY DJALL, TRAGJEDITË, FATKEQËSITË, MAKABRITETET MBI SHQIPTARËT, JO VETËM QË NUK DO TË PËRFUNDOJNË KURRË, POR DO TË SHTOHEN AKOMA MË TEPËR!!
Një fat të tillë paçin në shtëpitë e tyre dhe mallkuar qofshin përjetë të gjithë ata që e mbështesin dhe e votojnë narko-kryekriminelin gjakatar Edvin Kristaq Rama!! Por me siguri që një fat të tillë të zi do të kenë!!

Shto koment

Denonco