M**i që plasi bashkë me pagat

M**i që plasi bashkë me pagat

Nga Klodian Tomorri - 23/12/2021

Vitin e kaluar 'Goldman Sachs' realizoi një fitim neto 9.5 miliardë dollarë. Aksionerët e bankës ranë dakord që CEO-n David Solomon ta shpërblenin me 4.5 milionë dollarë bonus. Pra për çdo 1 mijë lekë fitim e kanë shpërblyer Drejtorin e Përgjithshëm me 0.5 lekë bonus. 

Vitin e kaluar, një media në Shqipëri realizoi 1.5 milionë dollarë fitim neto. Drejtori i Përgjithshëm i saj është shpërblyer sipas portaleve, në vetëm 2 muaj me 415 mijë dollarë.

Pra për çdo 1 mijë lekë fitim që ka realizuar media, CEO është shpërblyer me 277 lekë bonus. Dhe këto ishin vetëm bonuset e dy muajve. Nëse është ruajtur i njëjti trend shpërblimesh edhe për muajt e tjerë, atëherë rezulton që në çdo 1 mijë lekë fitim të realizuar, CEO është shpërblyer me 2500 lekë fitim. 

Një transaksion i tillë do të kishte ngritur antenat e inteligjencës financiare dhe strukturave të hetimit tatimor kudo në botë.

Përveçse në Shqipëri. Rreziku për pastrim parash në një transaksion të këtij lloji është maksimal.

Në një shtet normal, sot prokuroria do duhej të kishte vënë në sekuestro të gjitha llogaritë e zinxhirit të transaksioneve.

Kjo është vetëm një pjesë e m*tit, që plasi me pagat. 

Nëna e një ish-drejtoreshë të rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë rezulton e punësuar në një kompani të sektorit që mbikëqyrte vajza e saj.

Kompania e paguan nënën e ish-drejtoreshës 30 mijë dollarë në muaj. Pronari i kompanise ka marrë një koncesion 110 milionë euro nga Ministria e Shëndetësisë. Ish-drejtoresha ka qenë në grupin e punës për dhënien e koncesionit. Straight forward corruption. 

Bashkëshortja e një njeriu shumë të fuqishëm në qeveri, sipas portalit CNA, rezulton e punësuar në një bankë të nivelit të dytë. Për muajin janar 2021, banka e ka paguar zonjën në fjalë 10 mijë dollarë. A është rroga e majme që përfiton bashkëshortja, pasojë e ushtrimit të pushtetit nga bashkëshorti? Këtë duhet ta sqarojë prokuroria. 

Nxjerrja e të dhënave personale të qytetarëve në pazar është ndoshta krimi më i rëndë shtetëror në historinë e Shqipërisë. Por të paktën ka një ngushëllim. Tani provat e korrupsionit i keni sheshit. Bashkë me pagat, këtu plasi dhe m*ti.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA23/12/2021 21:43

HEU, M**I QË PLASI BASHKË ME PAGA! EU, H**I QË GLASI DASHKË ME VRAGAT!!
DUKE I PUBLIKUAR TË DHËNAT PËRSONALE, GADI TË GJITHË SHTETASVE TERË
SHQIPËRISË, SIPAS KODEVE NDËRKOMBËTARE ËSHTË KRIM KUNDËR NJEIRUT,
DHE KUNDËR SHTETIT; DHE, DUHEJ TË DENOHEJ TERË SHTETI O, MË I SHKRETI;
PËR SEKRETËT INDIVIDUALE DHE DEKRETËT MË IDEALE OR, PËR RUAJTJEN TË
DHËNAVE DHE TË MARRAVE PËRSONALE! KËTU NË USA NUK KA TË DREJTË OR,
ASKUSH TË NXJERR TË DHËNAT PËRSONALE DHE TË ARDHURAT INIVIDUALE QË
NGA AFTËSIA E PUNËS PROFESIONALE DHE, VLERA E AFTËSISË KRJUESE EDHE
FITIMPRURËSE, QË I SJELLË SHTETIT DHE MBARË KOMBIT MILIARDA, MILIARDA
TË ARDHURA NACIONALE, ME VLERË TERË KOMBËTARE DHE NDËRKOMBTARE!!.
MANI USA

Shto koment

Denonco