Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Nga Andi Bushati - 22/12/2021

Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ngjajnë së toku gjatë një jete të tërë. 

Të hënën dëgjova ambasadoren amerikane Yuri Kim, që në një takim që përkonte me dy vjetorin e SPAK, tu thoshte prokurorëve të posaçëm se ata ishin “heronjtë e fëmijëve shqiptarë”. Pra se ata po e kryenin mirë detyrën, se tani të fortët e pandëshkueshëm të këtij vendi, kishin filluar të kishin frikë.

Të martën në mesditë i prita këta heronj në Gjykatën e Lartë në përballjen që Lapsi.al kishte me ta për çështjen e politizuar të procesit të patronazhistëve. 

Ata, pasi nuk kishin hetuar as në PS, as te AKSHI, e kishin mbyllur dosjen si një hetim që nuk kishte gjetur lidhje me krimet zgjedhore. Në sallën e procesit ishte dërguar një përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, që ngaqë nuk kishte pikë lidhjeje me të, kërkoi të tërhiqej.

Të mërkurën e pashë me sytë e mi listën e grabitur të mbi 630 mijë qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ishin bërë publike pagat, vendi i punës, kartat e identitetit etj. 

Të treja këto episode lidhen me një fill të vetëm me njëri-tjetrin. Në prill të këtij viti Lapsi.al publikoi rrjedhjen e databazës më të madhe të të dhënave personale që kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Ne provuam me fakte, dëshmi dhe prova se kjo vjedhje e institucioneve shtetërore, të cilave qytetarët u kishin besuar privacinë e tyre, ishte bërë me qëllim për tu përdorur nga patronazhistët e rilindjes të cilët shantazhonin, joshnin dhe blenin votuesit. Ndonëse ky qe një skandal i përmasave të atilla, sa që solli në Tiranë të gjithë korespondentët e shtypit europian, Edi Rama e kaloi atë me gallatë, duke shprehur madje krenari për ushtrinë e tij të korruptuesve. 

Edhe SPAK e mori udhëzimin politik. Ai filloi spektaklin e hetimit të gazetarëve, gjë për të cilën i theu hundën me shpejtësi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Por nuk kaloi shumë dhe çështja degjeneroi. 

“Heronjtë e fëmijëve”, nuk guxuan as të merrnin në pyetje qoftë dhe një patronazhist të vetëm, nuk trokitën në asnjë institucion, të cilit qytetarët i kishin besuar fshehtësinë e të dhënave të veta dhe arritën në përfundimin se hetimi i kësaj dosjeje nuk i takonte atyre.

Një ditë pasi unë e humba mundësinë të përballesha me ta në Gjykatën e Lartë, shpërtheu skandali tjetër, ai i rrjedhjes së pagave të qindra mijë të punësuarve shtetërorë dhe privatë. Kjo gjëmë që dhunon interesat tregtare të mijra kompanive të biznesit, që i bën qytetarët me paga të mira, si drejtorë bankash apo CEO kompanish, pre të shantazhit nga bandat e dhunshme, ngre disa pyetje të thjeshta.

A do ndodhte kjo nëse PS dhe Rama do ishin ndëshkuar për krimin fillestar? A do ishte e mundur nëse SPAK do kishte bërë detyrën e vet minimale? A do kamuflohej dot nëse Yuri Kim dhe Soreca nuk do i trajtonin shqiptarët si debilë, duke i thënë se pandëshkueshmërisë po i jepet fund?

Natyrisht që jo! 

Zhveshja nga privacia financiare e dhjetra mijëra qytetarëve është fryt i kësaj aleance të trefishtë kriminale të nisur nga politikanët që i grabitën, të pahetuar nga prokurorët që iu shamngën detyrës dhe të justifikuar nga ambasadorët që mbyllën sytë për ta vazhduar me përrallën e suksesit të reformës në drejtësi.   

Dhe e bukura qëndron në faktin se kjo është një nga ato çështje që rëndon njësoj mbi të gjithë qytetarët, pavarësisht nga preferenca e tyre politike, apo përkatësia me pushtetin apo opozitën. Sot teksa bisedoja për këtë skandal, fytyrat më të zymta i gjeta tek mbështetësit më të flaktë të Ramës dhe tek ruspijet më të devotshme të rilindjes. Sepse së pari atyre u kishin dalë në publik milionat maramendëse që fusnin në xhep, në këmbim të shërbimit të pështirë ndaj regjimit. 

Kjo pra është autokracia qesharake nën të cilën jetojmë, ajo që nuk mbron dot as shërbëtorët e vet. Sepse kjo piramidë që është ngritur prej tetë vitesh, ka vetëm një qëllim, të mbajë në kulm të saj një njeri të vetëm, në gjithçka tjetër është banale dhe amatore. 

Një vjedhje thelbësore në këto përmasa nuk ka ndodhur as në kohën e “terapisë shock”, kur u bë shkrumb e hi shumëçka, as në periudhën kur Zani me Kakamin hapnin depot e armatimeve. 

Sot shteti është me brekë nëpër këmbë.

Sot qytetarët janë të rrëzikuar më shumë se kurrë, pasi regjimi dhe bandat e tij iu’a dinë edhe atë që mbajnë të fshehur nën dyshek. Ngaqë janë mësuar të durojnë ata edhe mund të vazhdojnë ta bëjnnë këtë. Ama një gjë është e sigurtë, as dhe më të bindurit tashmë nuk besojnë dot në përrallat se po modernizohet Shqipëria dhe se po rivendoset drejtësia./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

DEMOKRATI I BAZES23/12/2021 16:54

I NDERUAR BUSHAT! SOT, NEN REGJIMIN FASHIST NARKO-MAFIOZ TE SATRAPIT TE SURRELIT, SKANDAL ESHTE KUR NUK KA SKANDALE, KUR NUMKA VJEDHJE, KUR NUK KA TENDERA, KONCESIONE GRABITQARE DHE PPP!!! POPULLIT DELE APO DELENXHI SHQIPTAR I ESHTE TRASHUR AQ SHUME LEKURA KETO 8-9 VITE ME KETO "SKANDALE RILINDASE, SA QE NUK I BEN ME PERSHTYPJE, I QUAN NORMALITET, GJERA QE NDODHIN, RENDESI KA QE SATRAPIN E SURRELIT TA KEMI EDHE SI MBRET!!!
THOSHIN NJEREZIT: CFARE INTERESI KA KY BATON HAXHIU, QE JARGAVITET, KERCEN PERPJETE, QURRAVITET, MBRON TE PAMBROJTSHMEN DERI SA BEHET QESHARAK I PESHTIRE DHE TE NXJERR SYTE PER EDVININ??!!!
JA PRA, PAK JANE ATO QE I MERR NGA EDVINI? 18 MILION LEKE NE MUAJ!!! OSE 15 MIJE EURO NE MUAJ, NJESOJ ME PENSIONIN E ANGELA MERKEL!!!
PO TE TJERET? GRATE, MOTRAT, FEMIJET DHE BABALLARET E TYRE???
50 MIJE PAUND CDO VIT PAGUAN SHTETI NGA TAKSAT TONA PER ARSIMIMIN E DJALIT TE MERO GELBAZES!!! VERIFIKOJENI TEK MINISTRIA E ARSIMIT!!

cuf dabjoni23/12/2021 11:29

Shteti ka kohe qe eshte pa brekë...nuk ka si ti bien

Cii23/12/2021 09:28

Epo edhe 9 mije € ne muaj rroge (Bushati), edhe te besh gam-gam, kesaj i thone çi thone !

MANI USA23/12/2021 08:14

Ç'FSHEH POSHTË DYSHEKUT? E DI EDI RAMA?! Ç'PREH ROSHTË FYSHEKUT? A E DI
EDI RAMA?! GJATË KOLONIZIMIT ME DHUNË TROJET SHQIPTARE; NJË SHQIPTARI IA
KISHIN AFRUAR ME DHUNË, SI FQINJ I DHUNËSHËM; DHE PATJETËR DUHEJ TA NDE-
RONTE DHE TA ÇMONTE, EDHE VIZITONTE ÇDO DITË GJËJA-PRERJA SI FQINJ I MIRË?!
KUR NJË DITË FQIU KOLONISTI SERB ISHTE I SËMUAR PËR VDEKJE; E THIRRI GJËJA
SE KISHTE NJË DHURATË, QË GJATË TERË KOHËS SA KISHIN QENË FQINJ DËSHIRON
TEK PARA SE ME VDEK, PO DON ME IA DHENË KUJTIM M'I THENË: SE KËTE DHURATË
E KAM RUAJTUR,POR NUK MUNDUR E TA PLOTSOJ, TA REALIZOJ KERKESEN TIME OH,
URDHËRESËN SERBOSLLAVE! KUR NXORRI NGA NENJASTAKU I KREVATIT T'FJETJES,
NJË SOPATË ME DY TEHA DHE, PO I THOT FQIUT SHQIPTAR: TERË KOHËN KAM QENË
I URDHËRUAR, ME KËTE SOPATË TA PREJË KOKËN DHE, TA OKUPOJË, UZURPOJE TË
TERË TOKËN EDHE, TERË PASURINË; POR, NUK ARRITA A, NUK PO MUNDEM ME VDEK
PA TE TREGUAR DHE, ME TA DHURUAR KËTE SOPATË DY TEHASH, QE TA DISHË SE SA
FQINJ I DASHUR DHE SA SHUMË TË KAM DASHUR O, SHQIPTAR!" QE MU KJO TREGON
SE SA SHUMË NA DONË TERRORISTËT KANIBALË KOLONISTË, OKUPATORË, QE NATË
E DITË MENDOJNË DHE RENDOJNË, PËR ÇFARROSJEN TOTALE, GLOBALE OUH, TERË
PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË N'SHFARROSJE HOLOKAUSTE GJENOCIDALE!.
MANI USA

krasasi tp22/12/2021 22:12

Rrjedhja e të dhënave nuk është as vullnet i Edi Ramës, as 'aksident' dhe as hakerim. Sidoqoftë ai është një mesazh për shqiptarët. Ne dimë gjithçka rreth jush, Nxjerja e të dhënave nxjerr cullak, qeverinë, 'median e kazanit', që i bën fresk qeverisë i merë 16 milion euro reklama dhe paguan me 15 deri 18 mijë euro Blendin, Arjanin, dhe çirak të tjerë. Nxjer cullak biznesin ku psh me që ra fjala CEO i F.Besa merë 20 000 euro. Nxjer cullak Baton Haxhiun që merë 15.000 euro si 'ekspert' në spitalet private dhe na çan menderen natë për natë . Nxjerë në dritë të diellit një faktë, që pothuajse pranohet nën zë nga shumica e shqiptarëve se këta janë të gjithë bashkë. Nxjerë cullak të gjithë zullumqarët që kujtojnë se si struci ka mbuluar kokën në rërë dha të tjerët do ta marin për kërcu. 'Gazetaria Investigative' ju dha një mesazh. O budallenjë, për sa kohë jetoni në 'botën dixhitale' dhe keni një telefon çfarë privacie kërkoni. Privaci për të mbuluar allishverishet. Nxjer cullak një pjesë të mirë të të punësuarve të cilët as bashkëshortes apo anasjelltas i mban të fshehtë se sa paguet.Nxjer cullak lidhjet nepotike në punësime dhe opozitarizmin falsë të disave që e shajnë nga nëna qeverinë në televizor dhe pjesërët e familjes paguen për punë që as ja kanë haberin dhe shpesh as paraqiten sa për formë. Shkurt kjo qe një 'gjëmë' e shëndetshme. Besoj se pas saj do dalin të dhëna të tjera që lidhen me pensionet, me përkrahjen sociale, me pasuritë e lujtshme e të palujtshme etj etj. Me diplomat,,doktoraturat etj.Mandej do fillojë normaliteti. Po nuk deshi Autoriteti, 'nuk këndon gjinkalla në dimër' Qytetarët në thelb nuk kanë humbur asnjë. Ndaj 'populizmi' gëlon kudo. 'I lumtë Autoritetit'.

Skrapari22/12/2021 20:27

Ne kete vend qe bie era mut, paska dhe analiste me bindje te majta qe dine cthone. BRAVO Z. BUSHATI. Kimetja dhe Sorra nuk dime cmendim kane per kete super skandal?

Shto koment

Denonco