Qytetarë! Bëni kujdes edhe 25-30 ditë se jeni vetëm, qeveria iu ka braktisur...

Qytetarë! Bëni kujdes edhe 25-30 ditë se jeni vetëm, qeveria iu ka braktisur...

Nga Kastriot Islami - 11/10/2021

Vetëm rreth 29 % e qytetarëve janë të vaksinuar me 2 doza, ndërkohë që shumë qytetarë janë vaksinuar me vaksina të pamiratuara nga agjencitë e specializuara europiane apo amerikane, ndërkohë që mendohet se rreth 40-50 % e popullsisë e lënë përballë virusit COVID-19 ka arritur të krijojë deri tani bio-imunitet duke u infektuar dhe kaluar pasojat e këtij virusi të tmerrshëm pa mundur të ketë një mbrojtje vaksinale; pra të lënë në mëshirën e fatit nga qeveria që nuk ka asnjë meritë për menaxhimin e kësaj krize sanitare nëse i referohemi shifrave të infektimeve, të shtrimeve në spital dhe vdekjeve...

Mburrjet e KM janë veçse pjesë e mashtrimeve tipike mediatike që ai hedh në treg për gjithçka, pra edhe për jetën e qytetarëve nga përballja me virusin.

1. Gjithçka që do të lexoni më poshtë bazohet në shifrat e nxjerra nga portali prestigjioz amerikan IHME( Instutite for Health Metrics and Evaluation). Seicili nga lexuesit mund të konsultojë ‘shifrat’ e përdorura në adresën elektronike të këtij instituti https://covid19.healthdata.org/albania.

2. Nga të dhënat e portalit amerikan rezulton se a) në datën 23 shtator 2021, shifra e raportuar e viktimave nga COVID-19 ishte 2604 qytetarë dhe shifra shtesë e vlerësuar nga IHME ishte 16832 qytetarë (thënë ndryshe raportimet zyrtare për viktimat nga COVID-19 janë 6 herë më të ulëta se shifra reale 16382 viktima), pra shifra totale e viktimave duhet të ishte 18986 qytetarë; b) në datën 10 tetor 2021, rezultojnë të vaksinuar (me të gjitha llojet e vaksinave) me 2 doza rreth 29 % e popullsisë dhe me 1 dozë 33 % dhe në datën 1 janar 2020 është programuar (natyrisht nga qeveria) të vaksinohen me 1 dozë rreth 41 % dhe me 2 doza 37%.

3. Nga të dhënat e portalit amerikan Our World in Data (https://ourworldindata.org/covid-vaccinations) ku jepen të dhënat e vaksinimeve në të gjithë globin rezulton se Shqipëria, në datën 10 tetor 2021, me vaksinimin e rreth 29 % të popullsisë me 2 doza (këtu përfshihen të gjithë llojet e vaksinave, pra edhe ato të pamiratuara nga agjencitë europiane dhe amerikane) rezulton e fundit në Europë dhe rajon...

Konkretisht në Europë janë vaksinuar me 2 doza 53 % e popullsisë, në BE (28 vendet europiane anëtare të BE) me dy doza janë vaksinuar 64 % e popullsisë, dhe në të gjithë globin janë vaksinuar me 2 doza 35 % e popullsisë... Shqipëria është pas jo vetëm vendeve të BE por edhe rajon është pas Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë e tjerë...

 4. Ndërkohë që në vendet europiane po synohet vaksinimi me dozën e tretë kujtese (Pfizer) të qytetarëve të moshuar dhe me probleme shëndetësore për tu mbrojtur nga pasojat e rënda të mutacionit Delta, shqiptarët ende edhe këtë dimër do të jenë të vetëm përballë virusit...

Është ‘fat i madh’ që të paktën përsa i krizës sanitare nuk kanë mbi kurriz qeverinë e paaftë që vetëm mburret me sukseset imagjinare. Pra shqiptarëve ju duhet të kalojnë edhe këto 25-30 ditë të vetmuar përballë virusit Delta, prandaj duhet të bëjnë kujdes duke marra masat e thjeshta të mbrojtjes nga infektimi me variantin Delta.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco