Nuk është mish derri, por kodi i Ndrangheta-s

Nuk është mish derri, por kodi i Ndrangheta-s

Nga Enkel Demi - 26/01/2021

Ka një zakon rilindas që pas çdo skandali kërkohet qesharakja, në mënyrë që e pabëra të bëhet e pabesueshme. Kështu u reagua edhe për përgjimet e organizatës mafioze, Ndragheta. Fillimisht një shërbyes i regjimit mori përsipër t’i bënte përgjimet të paqena, tek deklaroi se nuk gjeti asngjë të dyshimtë në to, duke thënë se pati lexuar dora vetë gati dy mijë faqe dora vetë për tre ditë (çudi si i doli koha). Madje, shërbyesi i zellshëm foli për megallomani shqiptare në këto përgjime. SPAK besoi shërbyesin që lexon më shpejt se një kompjuter dhe i ra për shkurt që hë për hë nuk ka ndonjë element krimi.

Fill pas këtyre të thënave dolën të tjera përgjime, të cilat shërbyesi nuk i raportoi dhe na del që shefi i policisë së Tiranës (në vitin 2017, se sot ka kapur majën e policisë) dhe zëvendësministri i Brendshëm janë shitur tek Ndrangheta me mish derri, mozzarella dhe produkte të tjera ushqimore.

Duke u nisur nga ngjashmëria e pamjes së shefit me derrin shpërthyen meme-t në rrjet, ndërsa media e qeverisë nisi të vinte në pah anën qesharake: “Qenka shitur për mish derri?”. Në fakt, rilindasit nuk kanë si ta kenë kurrë pazarin kaq të ulët. Ata që kanë mbjellë e shitur dora vetë drogë, kanë urdhëruar vrasje, kanë ndërtuar pyje betoni kanë treg krejt tjetër.

Ndrangheta këtë e di, ashtu si dhe përgjuesit e saj. Prandaj, përherë mafiozët, kriminelët, të cilët e njohin rrezikun e përgjigmeve flasin me kod. Deshifruesit e kësaj të folmeje janë pjesë e rëndësishme e Antimafias dhe bëjnë zbërthimin e mesazheve. Fjala vjen, kur thuhet mish derri nënkuptohen shuma të mëdha parash, pasi në gjuhën e mafies së asaj krahinë të Italisë mishi i derrit të zi do të thotë kartmonedha euro 500-she. Me të njëjtën logjikë përdoret në bashkëbisedim mozzarella dhe produktet e tjera ushqimore.

Ndaj, këtu në këtë mes nuk ka asgjë qesharake, përkundrazi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet26/01/2021 22:09

NUK ËSHTË MISH DERRI,POR KODI I DRANGHETA-S; TUK RESHTË TRISH TERRI,HOR
KOBI I NDRANGVETAS! OH,KODE KODUARA; AH, KOBE KOBUARA;KORBE KORBUARA;
DUKE TRULLOSUR SHPIRTIN ME ZEMËR; KUKE TRUNGSOSUR TEK HIRTIN MË EMËR;
BRAKTISJE NGA NDJENJA MBARË MË BREZORE; PRAGKRISJE VRAR QENJA OUH,MË
NJERËZORE; DUKE FUTUR NJERIUN,NË KRIME KUNDËR TERË NJERËZORES; DUKE E
ZHDUKUR NDJERZIUN,NË SHFRIME THUNDËR VRERË NDEJRËHORËS; NËN TEPRIME
KALUAR KUFIRIN T'QENJËS NJERI; ZË TËRBIME SHKALLUAR HUHIRIN RËNJËS MJERI;
SIKUR NADLIMI I PEMËS NË KOPSHTIN E ADEMIT; PIKUR SHKALLKRIMI SI GJËMËS NË
RROPSHTIN PRAN GJEMIT; GABIMI ME VETËDIJE NUK FALEJ DOT; NGARKIMI MË KËR-
DIE TUK NDALEJ OOORE ZOT; PRANDAJ,DROGËN DUHEJ PËR TA ZHDUKUR;O ANDAJ,
SHOGËN DUHËJ SHUKUR; DROGIZMI-PRISHJA E ARDHËMERISË MBARË NJERËZORE;
SHOKIZMI-TRISHJA E FATBARËDHËSISË FARË MË NDJERËHORRE; KATASTROFALË O,
MË KANIABLË; DUKE NGRENË,KUKE ZGRENË;NJERI TJETRIN,AUH,MJERI SHQJEPRIN!.
MANI,USA.

Denial 26/01/2021 21:57

Tonelata me mish derri të zi po luhen Në njësinë Administrative Vaqarr.

Marfa26/01/2021 19:15

Eshte e kunderta. Mocarela kokaine, Mishi i kuq heroine. Keshtu jane ngjyrat. Meqeporallafi heroina eshte femer apo droge? E di kush?

Mirfa26/01/2021 13:57

Me falni per injorancen
Thjeshte po aludoj
Mos ndofta ????
Mocarela =heroine
Mishi kuq = kokaine

Shto koment

Denonco