Edvini, dekorimi i heronjve dhe ligji i Të Ngjashmëve

Edvini, dekorimi i heronjve dhe ligji i Të Ngjashmëve

Nga Sali Berisha - 12/10/2020

Ditët e fundit, Edi Rama ka hapur në vend një polemikë të habitshme, por edhe tejet lënduese për çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij politike.

Ai është vërsulur kundër dekorimeve nga Presidenti i Republikës, në ushtrim të funksionit të tij të ndereve të vendit, të disa dëshmorëve dhe heronjve të kombit shqiptar, konkretisht Avni Rustemit, Vasil Laçit, Vojo Kushit etj.

Reagimi i Ramës ndaj këtyre dekorimeve, nën pretekstin se nuk dekorohen të vdekurit apo të dekoruarit e vdekur - është absurd dhe qesharak.

Me këtë reagim ai ka ngjallur hamendje nga më të shumtat.

Disa mendojnë se e ka nga xhelozia, të tjerë shprehen se ai që i ka vendosur Çelësin e Artë të kryeqytetit, Bregoviçit - autorit të këngës “Kallashnikov”, himnit të masakrave të serbëve mbi shqiptarët e Kosovës, nuk mund të pranojë të dekorohen dëshmorët apo heronjtë e kombit shqiptar.

Të tretë mendojnë se Rama druhet se këto dekorime i rrisin pikët në publik, Presidentit dhe kjo mund të përkthehet në pakësim edhe më të madh të votave për të dhe partinë e tij, që është kthyer në partinë e drogës, trafiqeve, vjedhjeve dhe korrupsionit dhe nuk e lidh asgjë me të rënët e kombit.

Në të gjitha këto mendime mund të ketë copëza të vërtetëzash.

Por e vërteta e madhe është diku tjetër. 

Ajo qëndron tek ligji i Të Ngjashmëve, pra similia similibus e latinëve dhe kjo e shfazon dhe tmerron Ramën në atë shkallë sa e ka shtyrë të humbasë edhe mendjen dhe ndërmarrë një betejë të hapur kundër heronjve dhe dëshmorëve dhe dekorimit të tyre pas vdekjes.

Kështu, Avni Rustem tani atij i duket çdo emigrant shqiptar. Ndaj dhe dekorimin e Avni Rustemit, Rama e merr si një grishje apo apel për çdo emigrant, që për shkak të akteve të tij të tradhtisë së lartë, ndarjes së Kosovës, shitjes së detit Greqisë, spastrimit etnik të Shqipërisë, të jetë gati t’i rezervojë atij duke dalë apo duke hyrë në ndonjë hotel jashte vendi, atë që Avni Rustemi i rezervoi Esat Pashës.

Rama ndjehet kaq i huaj për këtë popull sa që tmerrohet nga emri i Vasli Laçit dhe çdo i ri këmbësor apo i ulur në trotuar kur ai kalon i duket nje Vasil Laç, i cili nuk shkoi në Romë, por e gjuajti në rrugët e Tiranës, Perandorin e Italisë, Abisinisë dhe Shqipërisë, Viktor Emanuelin.

Rama shpërfytyrohet nga dekorimi i Vojo Kushit sepse bazuar në ligjin e të ngjashmëve, mendon se ndonjë të riu “kokëkrisur” të frymëzuar nga Vojo Kushi, makina e blinduar e Edvinit mund t’i duket si autoblindë pushtuesi dhe do të vërsulet si Vojua mbi të.

Me këtë rast dua t’i them Zografit bis se nuk të kanë faj as Avni Rustemi, Vasil Laçi apo Vojo Kushi pse ti me aktet e tradhtisë së lartë kombëtare, drogën, vjedhjet, je shndërruar në figurën më të urryer pas Enver Hoxhës për shqiptarët.

25 prilli po vjen, koshi i plehrave të historisë të pret!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Hajrullazeqiri@hotmnail.com,13/10/2020 15:53

Klika edi rames, edhe e hashim thaqit, kta jan tradhtar te kombit dhqiptar te kosoves, edhe te shqipris, edhe duhet populli te qohet ne kamb te i largon, nga qeverija edhe ga ter udhehqsis, edhe sa ma par, me i qit para drejtsis, sa. Sa nuk asvt von, se kta e kan qit kosoven, edhe shqiprin, ne treg per me shit, edhe per me pshtje bothen e vet, etj etj,

skender12/10/2020 18:34

syri media e pavarur,....edhe me komentet perzgjedh ,...shqiptare hesapi,mire thone me mire te dale syri vendit sesa nami

krasasi tp12/10/2020 15:25

z.Berisha, që me themelimin e shtetit Shqiptar e deri më sot nuk ka patur vakum pushteti. Shteti ka funksionuar. Në thelb kjo është një arritje e madhe fal edhe ndërkombëtarëve. Institucioni përfaqësues i popullit , pamvarësisht se nuk quhej Parlament, nga muaji Tetor 1919 ndoshta, propozoi dhe vendosi që tre përfaqësues të tij të shkonin në Paris, të kontaktonin Essat Pash Toptani-n dhe ti bënin 'uji e krip' mosmarrëveshjet për hirë të Atdheut. Se si do reagonte Essati, ne sot vetëm mund të supozojmë. Fakti ngelet. Armiqve të kombit Shqiptar, ju interesonte destabiliteti dhe mos marrëveshjet ndërshqiptare. Avni Rustemi nuk ish njeri pa shkollë dhe 'alifi matrak' . U pagua dhe kreu një akt të pastër terrorist. Mirpo Essat Pasha Konferencës së Paqes në Paris 1919 ju drejtua me një promemorje, ashtu sikurse edhe përfaqësuesit ligjitim nga Shqipëria me një promemorje më vete. si shqiponja me dy koka. 100 e ca vjetë më vonë, Ne prap me dy koka. Te gazeta Tema të egzaltuarët me patriotizëm kërkojnë kokën e Sali Berishës. Te disa gazeta, portale e në disa televizione ku tërhiqet 'mendimi i masave' kërkohet koka e Edi Ramë-s. Në 1919 na ndihu Presidenti i SHBA, sot, kemi mbështetjen e SHBA dhe BE. Unë them, të bashkëpunojmë , që të çelen negociatat. Pastaj kush është hajdut, dorëzon gjënë e rrëmbyer, kush ka krye krime shkon në 'hotel pa qira', 'kush se ha turpin me bukë' vret veten. Ta kanë fut shokët z.Berisha. Një mandat i tret gjysmak për Ju në 2013 , do ishte një hap pozitiv për integrimin e vëndit. Ajo që iku, iku. Jemi në një moment identik.

Emigranti12/10/2020 13:07

Kelyshi i kuq Rama ( nji alabak që deshironte të ishte ,por u bo më shumë, nji drogmen), është e veshtirë ti jap të drejtë, por me budallallikun e vet, ksaj here ka thon nji të drejt, se e ka nga eksperienca e vet, na i bon gjith kriminelët me pagesë (dje dhe sot) heroj të popullit, u shoft fara e tyne, se e poshtërun, shkatërrun dhe rrënun kte popull Heroik

Emigranti12/10/2020 13:06

Kelyshi i kuq Rama ( nji alabak që deshironte të ishte ,por u bo më shumë, nji drogmen), është e veshtirë ti jap të drejtë, por me budallallikun e vet, ksaj here ka thon nji të drejt, se e ka nga eksperienca e vet, na i bon gjith kriminelët me pagesë (dje dhe sot) heroj të popullit, u shoft fara e tyne, se e poshtërun, shkatërrun dhe rrënun kte popull Heroik

t12/10/2020 12:11

Te jete per kosh te plehrave eshte pak per të,kurse prapa hekurave e tmerron atë

Shto koment

Denonco