(Ri) lindja e dështuar fiskale

(Ri) lindja e dështuar fiskale

Nga Artan Hoxha - 17/06/2020

Rilindja premtoi dhe zbatoi ndryshime thelbësore e tërësore fiskale, sipas saj ne te mire edhe te zhvillimit ekonomik edhe te drejtësisë e barazisë sociale.

Rilindësit zhbënë taksen e sheshte te demokratëve dhe vendosen taksen progresive mbi pagat si dhe tatimin 15% mbi fitimin për bizneset jo te vogla. Për bizneset e vogla rriten kufirin e përcaktimit si biznes i vogël ne 14 milion leke por ulen kufirin e aplikimi te TVSH nga 5 milion leke xhiro ne vit ne 2 milion leke si dhe zbatuan shkallet tatimore 5% dhe 0% ne kufijtë 5-14 milion leke dhe deri 5 milion leke xhiro ne vit.

Ne qarkullimin e mallrave aplikuan shkallen 6% te TVSH për barnat e se fundmi edhe për inputet bujqësore dhe shërbimet hoteliere por rriten akcizat, veçanërisht atë për karburantet, krahas akcizës se pijeve alkoolike, duhaneve, kafesë. Taksat dhe tarifat e shërbimeve publike u rriten ndjeshëm ne nivelin kombëtar dhe lokal, veçanërisht taksa e ndërtimeve te reja, tarifat e pastrimit dhe grumbullimit te mbetjeve, e ujit, e energjisë elektrike.

Ne tabelën 1 jepen te dhënat mbi te ardhurat buxhetore për dy periudha 6 vjeçare: 2014-19; 2006-2011 si dhe krahasimi mes tyre.

Duket qarte se politika fiskale rilindëse, ndonëse rriti ndjeshëm barrën normative te tatimit dhe taksave kombëtare, nuk korri rezultatin e premtuar ne rritjen e te ardhurave tatimore e doganore ne raport me PBB Nominal, tregues ky qe mbeti ne nivelin e 18.4% kundrejt 18.2% ne periudhën e taksës se sheshte te demokrateve.

Interesant është edhe fakti qe ulja e kufirit te TVSH deri ne 2 milion leke xhiro ne vit, ndryshe nga ç’u premtua,jo vetëm nuk e rriti raportin e te ardhurave me PBB Nominal por përkundrazi, ky raport u ul. Rritje e normës se taksës/tarifës por jo rritje po aq proporcionale e te ardhurave ne raport me PPB Nominal vërehet edhe ne nivelin lokal.

Përmes represionit, kërcënimit me gjoba e mbyllje, kryesisht tek bizneset e vogla e te mesme, u rrit numri i te punësuarve te regjistruar dhe pra edhe i te ardhurave për sigurime shoqërore, ndihmuar edhe nga rritja e pagës referuese minimale dhe maksimale, ndërsa rritja e te ardhurave për sigurimet shëndetësore u ndihmua edhe nga heqja e tavanit te pagës referuese maksimale.

Për shkak te rritjes se natyrshme ekonomike, normës se rritur te taksave dhe dhunës fiskale, te ardhurat nominale u rriten dhe rilindësit kane patur shume me shume para për te shpenzuar ne 6 vitet e tyre fiskale, 767 miliard leke me shume (apo rreth 7 miliard dollarë me shume), por dobia e përdorimit te tyre është e dyshimte.

Ne tabelën 2 jepen te dhënat mbi shpenzimet buxhetore për dy periudha 6 vjeçare: 2014-19; 2006-2011 si dhe krahasimi mes tyre.

Image

Me se pari, rënia e dobisë se shpenzimeve buxhetore ne periudhën rilindëse duket tek shpenzimet kapitale. Ne vlere nominale rilindësit kane shpenzuar thuajse po aq para sa demokratet, 421 miliard leke kundrejt 436 miliard, por veprat qe kane ndërtuar ne këto 6 vitet janë dukshëm shume me te pakta se ato ne 6 vitet e demokrateve. Asgjë për tu shënuar a mbajtur mend deri ne fund te 2019. Për me tepër, pesha e investimeve publike rilindëse ka rene qofte ne % te totalit te buxhetit e qofte ne % te PBB Nominal. Sipas këtij treguesi te fundit përpjekja investuese e rilindësve rezulton as sa 70% e demokrateve.

Rilindja duket shume e interesuar për shpenzimet joinvestuese, pra jo zhvilluese. Ndërsa investimet publike rilindëse ranë me 3.4% krahasuar me ato demokrate, shpenzimet korrente rilindëse u rriten me 43.7 % ndërkohe qe PBB Nominal u rrit me 38.9%.

Shpenzimet për paga u rriten me 15% kur dihet se pagat e buxhetoreve, përveç policisë, ngrinë për shume vite. Shpenzimet për fondin e pensioneve u rriten me 67.2 % kur dihet se pensionet u rriten vetëm me vlerën e inflacionit, rreth 2% çdo vit dhe pra, rritja e shpenzimeve ka mbuluar plakjen e popullsisë.

Shpenzimet për fondin e kujdesit shëndetësor u rriten me 119.4%, me shume se dyfishim, por shëndetësia ‘falas’, qe nuk u be kurrë e këtillë, u be me e shtrenjte e pa ndonjë përmirësim te prekshëm te cilësisë a sasisë, ne mos përkeqësim.

Sa për rritjen me te vogël te borxhit publik nga rilindësit krahasuar me demokratet, siç jepet nga tabela, kjo është njësoj si fshehja e lepurit ne kapelën e prestigjiatorit, pasi kontratat shumëvjeçare koncensionare rilindësit nuk i llogarisin si borxh. Megjithatë, kushdo e di qe këto detyrime janë për t’u paguar ne vitet e ardhshme nga buxheti i shtetit (pjesërisht edhe me tarifa/taksa te reja drejtpërdrejt mbi qytetaret), ndaj ç’emër tjetër mund t’i vëmë perverse borxh?!

Se fundmi, rilindësit por nxjerrin pak e nga pak se ç’mendojnë te bëjnë ne 10 vitet e ardhshme. Për te kuptuar se çfarë do te bëjnë mjafton te shohim se ç’ndritën ne këto vite qe kaluam me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco