Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Moto e kësaj proteste duhet të jetë 'Pa kthim'

Moto e kësaj proteste duhet të jetë 'Pa kthim'

Nga Bujar Nishani - 18/05/2020

Krerët e partive opozitare kanë marrë vendimin politik të organizimit të protestave. Vendimi më i drejtë që kanë marrë. Moto e kësaj proteste duhet të jetë: “Pa kthim”!
Kauza e reagimit qytetar sot është më sublimja. U prish dhunshëm një monument i trashëgimisë kulturore. U asgjesua çdo ligj, garanci kushtetuese e gjyqësore ,
U denigrua ndjeshmëria e shumicës dërrmuese të qytetarëve të kryeqytetit, u rrahën barbarisht artistët dhe shoqëria civile, shteti ka rënë, kanë mbetur vetëm qytetarët.

Përtej çdo debati për temat më të mprehta sociale dhe ekonomike, shqiptarët janë në rrezik madhor të ekzistencës së çdo elementi të jetës së tyre personale dhe familjare.

Tashmë është rasti që populli opozitar të tregoi që është më i fortë se mafia.

Mafia pasi ka kapur shtetin tashmë tenton të shkelë dhe popullin. Kjo nuk mundet të ndodhë dot! Ndaj kauza e betejës së popullit kundër mafias me pushtet është “pa kthim”. Duhet të jetë pa kthim që të kthehet ligji, të kthehet Kushtetuta, të kthehet shteti, të kthehet teatri, që shqiptarët të vetëmbrohen ! Ndaj, pa kthim!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp18/05/2020 13:10

"Mafia pasi ka kapur shtetin tashme tenton të shkelë edhe popullin". Kur e thoni Ju z.President ka arsye që qytetarët pamvarësisht nga përvojat e tyre të alarmohen. Shteti nuk janë godinat, por njerzit që ushtrojnë funksione që ligji i njef. Se cili është definicioni i termit mafie qytetarët e dinë. Zot na ruajtsh, gjindja qenka më katastrofë nga çfarë mund ta mendoj një qytetar i thjesht. Por kur e thotë një ish President dhe ish Kryetar i KLGJ puna ndryshon dhe mobilizimi i qytetarëve varet shumë edhe sqarimet që duhet të japin njerëz kopetent në funksionimin e shtetit. Unë personalisht dua tu pjyes z.President.
1. A është i kapur posti i Presidentit nga mafja?.
2. A ka arritur ta kap mafja edhe postin e Sh.I.SH?.
3. A ka arrit mafja ta çvlehtësoj Kushtetutën.
4. A ka kapur mafja institucionet e reja të dala në zbatim të Reformës në Drejtësi?.
5. A janë partnerët këshilltar të këqinj dhe ju japin një dorë mafjozëve të veshur me pushtet?.
6.Nëse Ju i pohoni të gjitha këto , a mendoni se rruga më mirë do ishte marja e armëve dhe mbrojtja e Atdheut ,familjeve dhe fëmijëve tanë. Ju mund të thoni që kjo është çshtje besimi dhe se ja, një emigrant ju paska besuar.

shqiptar18/05/2020 11:41

Një fjalë e urtë popullore thotë : "Gazhda del me gozhdë"
KJo qeveri e korruptuar e kriminale sot ka në dorë të gjitha pushtetet.
Ka të gjitha strukturat e policisë e të sigurisë kombëtare.
Ka gjithë sistemin e drejtësisë të komanduar nga juristë me të kaluar komuniste.
Edhe këmborën e dashit që do të krijojë Gjykatën Kushtetuese ja ka lënë në dorë një hetuesi të kohës së qoftëlargut.
Nuk mjaftojnë këta, por për ti ardhur në ndihmë, kësaj qeverie kriminale, vetëm se partia gjoja në mazhorancë qeverisëse, është krijuar edhe një farë grupi dredharak "opozitar", që gjoja godet kapitalistin mafioz Rama, por po aq godet edhe opozitën e djathtë.
Sipas këtyre nipave të ish antarëve të Byrosë së PPSH, që sot kemi një qeveri të korruptuar të majtë, fajin e kanë të djathtët e që sipas tyre bashkëpunokërkan me Ramën.
Ky grupim është edhe më i rrezikshëm sesa makineria diktatoriale e Ramës, sepse ju a bën mënjden përshesh shqiptarëve të nivelit të ultë intelektual e naivëve..
Sipas mëndjes së tyre, në kushtet e sotme Shqipëria paskej nevojë për krijimin e një opozite "revolucionare" marksiste.
Ata i bëjnë thirrje opozitës reale, që dilni e vrituni ju me makinën diktatoriale mafioze të Ramës, që të rikthehemi ne në pushtet.
Opozita më së pari duhet të demaskojë lëvizjen ekstremiste komuniste, e jo ti quajë këto aleatë opozitarë, e mandej pse jo.
Derisa makineria diktatoriale e Ramës edhe duke i pasur të gjitha pushtetet, vepron me fshehtësi e natën, po me këtë monedhë duhet të veprojë edhe opozita.
Godina e Teatrit kombëtar ishte një institucion që i përket të gjithë popullit.
Po kështjella e Surelit ku fshihet diktatori, kujt i përket ?
A nuk i përket personalisht diktatorit Rama ?.
A nuk paskan. fuqi qindra mijë shqiptarë të frustuar nga ky diktator që mbrenda disa orëve ta sheshojnë këshjtjellën e Surelit.
A nuk kishin mundësi qindra mijë shqiptarë që ta kishin sheshuar me kohë piramidën e firaunit Enver Hoxha ?
Qenka godina e Teatrit Kombëtar një vjetërsirë që duhet shembur.
Një gënjeshtër e ndyrë që u dësmua me tërmetin e 26 nëntorit.
U sulmua pabesisht natën Teatri edhe me dhjetra aktorë e intelektualë mbrenda, megjithë arkivin e tij historik
Po pse duheshka druajtur që të sulmohet parlamenti më i ndyrë që ka pasur Shqipëria në historinë e saj ?
A mos ishin aktorët e Teatrit Kombëtar ata që organizuan kanabizimin e gjithë Shqipërisë, mbushën të gjithë istitucionet e shtetit me persona me të kaluar kriminale, organizuan zgjedhje me një parti apo blenë vota me para droge ?
Vetëm me 20 milionë eurot që ju dhanë një firme fantazmë për të ndërtuar një kilometër të Unazës, do të ishte restauruar e modernizuar skena e teatrit, apo duke shtuar edhe 10 milionë të tjera nga qindra milionat e PPP, mund të ishte ndërtuar në një vënd tjetër një teatër i ri, pasi paratë për restaurimin e Teatrit historik, i kishte premtuar Europa Nostra.

Shto koment

Denonco