Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'I dashur Rama, ik si zotëri dhe merri me vete zagarët!'

'I dashur Rama, ik si zotëri dhe merri me vete zagarët!'

Nga Agim Hushi - 26/01/2020

Tenori me famë botërore, Agim Hushi, njëherësh ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, duke i sugjeruar të japë dorëheqjen dhe të largohet si zotëri.

I dashur Edi Rama!

Po ju drejtohem siç do të kishit dëshirë ju t’ju drejtoheshin të gjithë qytetarët e këtij vendi, kryeministrit të tyre!

Ju jeni kryeministri ynë dhe këtë s’e luan as topi! Jeni dhe - ndryshe nga ç’e thotë opozita - keni dhe merita e suksese te padiskutueshme në qeverisje! Por me sukseset e tua do të bashkëngjitej edhe dorëheqja juaj e parevokueshme!

Është e tmerrshme që mos ta keni kuptuar që shumica e popullit s’ju do apo mbase s’ju kupton!

Është e tmerrshme që mos ta kuptoni se po përdorni pushtetin dhe po e konsideroni Shqipërinë si pronën tuaj!

Mos e mendoni veten veç si objekt të opozitës!

Është e tmerrshme që shqiptarët të kenë një krye një llafollog që thotë gjithçka, por që s’thotë asgjë!

Të mos ju vijë keq dhe mos t’ju shkojë nëpër mend se përveç jush s’ka se kush t’i udhëheqë shqiptarët!

Të jesh i bindur se do të gjendet një njeri më i mirë se ju!

S’ju duan të rinjtë, studentët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, nënat!

Ju akuzojnë për vjedhës dhe vazhdoni të ruani me përpjekje pozitën e një të ndershmi të paprovuar nga drejtësia!

Si mund ta mbani pushtetin?!

Përzutë kombin dhe akoma s’po bindeni se ikja e popullit është një krim në duart tuaja?!

Ju jeni një kryeministër me disa arritje, por jo i mirë dhe më i miri!

S’keni faj edhe kur agravoheni se pushtetin e keni fituar me meritë dhe rrugë demokratike! Por jo si demokrat i vërtetë!

Ju mbani në këmbë një pushtet totalitar në thelb me vota 100% moniste!

Ikni si zotëri dhe çlirojeni popullin tuaj prej pushtetit monist!

Merr me vete se e ke forcën, të gjithë zagarët që mbajnë peng demokracinë shqiptare!

Bëhu “Heroi i Kohës Sonë”!!! Bëhu i rrallë!

Dhe atëherë do të jesh vërtetë, do të jesh heroi ynë!

Si për fund, do t’ju thoja diçka: Kur flisni, nuk gaboni kurrë. Kur qeverisni, jeni e kundërta!

*Agim Hushi: Mjeshtër i Madh, "Nderi i Qytetit Kavajë', Tenor, AMPA, kompozitor, shkrimtar, poet, 'international author'.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar27/01/2020 15:29

Puna më e mirë që ka bërë Rama për Shqipërinë, është që shqiptarët duke parë se çfarë kryeministri zgjodhën, të maten kur të hedhin votën e tyre në zgjedjje e të mos ta shesin votën për pesë para.

ai27/01/2020 15:13

Nuk ka se përse të presim nga tenori Hushi ndonjë analizë realiste për kryeministrin shqiptar Rama. Në këtë reagim të tij më tepër duhet të shohim zhgënjimin e një këngëtari shqiptar që ka bërë karrierë suksesi në Australi e më gjërë e që si socialist në bindje jo fort të formuara, pat bërë propogandë për ardhjen në pushtet të një farë "artisti" si Rama.
Ai e vlerëson retorikën e Ramës si të shkëlqyer e veprimtarinë e tij si të dështuar.
Por një intelektual i formuar, mendimin kritik më të ashpër për Ramën, duhet ta kishte pikërisht për retotikën, llafollogjinë e tij harbute e kontradiktore. e paraqitjen prej karagjozi.
Hushi edhe vetë është kontradiktor kur përmend suksest e qeverisjes së Ramës e ndërkaq pohon se Rama nuk e kupton se shumica e shqiptarëve nuk e duan.
Por si mund të quhet "i suksesshëm" një kryeministër që shumica e shqiptarëve nuk e duan ?.
Këngëtari Hushi do të bënte shumë mirë e do të ishte më i besueshëm , nëse do të bënte një "mea culpa" për vete , e do të kërkonte ndjesë para bashkëkombasve që ka ndihmuar në ardhjen në pushtet të këtij kryeministri.
Nuk shoh në shkrimin e tij që zotëria të përmendë kritikat konkrete që i ka drejtuar Ramës opozita shqiptare, por shkruan vetëm me subjektivizma :"flet mirë e vepron keq" pa na dhënë shembuj konkretë se kurë e si ka folur apo vepruar mirë apo keq.
Si një shqiptar që ka bërë emër, do të prisja nga z.Hushi të mjaftohej vetëm me një aspekt të retorikës e veprimtarisë së Ramës, ate të çështjes kombëtare që lidhet me mardhëniet e Kosovës e Serbisë.
Për herë të dytë pas Enver Hoxhës kemi një lider shqiptar që injoron Kosovën, e tenton ta bëjë Shqipërinë një republikë të mvarur të një palo Jugosllavie të re..
Por duket se kapaciteti intelektual e patriotik i këtij këngëtari, nuk shkon dot deri në këtë analizë e ai kërkon të shfajësojë veten se e paska përkrahur Ramën se "flet bukur" e veç dështimeve paska pasur edhe suksese pa na skjaruar konkretish se për çka ka folur "bukur" Rama e cilat janë sukseset e tij ????????
Mos e ka fjalën se gënjen bukur kur avionët e drogës i quan mushkonja apo shtetet e perëndimit i quan partnerë e Erdoganin e Turqisë e quan vëlla ?
Mos i quan suksese reformat për të shkatëruar ekonominë shqiptare e për të kapur të gjitha pushtetet, edhe drejtësinë e mediat ?

Alfons Malo27/01/2020 14:33

I Nderuar Hushi ! Je njeri i respektuar,mire ben qe i thua te largohet me gjithe zagaret .Po a e lene zagaret te largohen?A e din se i mbyturi nuk te leshon pa u mbytur bashke me te?A mbarohen pislliqet e tij per keto 6 vite e sa e sa pislliqe kur ka qene kryetar bashkie.Po ku ka oqeqan qe e lan keto pislliqe te ketij.Ai nuk iken kurre si "zoteri" sepse zoteri as ka qene e as nuk do te jete ne zemrat e popullit po jo e jo,por as edhe te atyre te ps si puna juaj ,JO.Ky vetem duke e detyruar me force iken.Nuk e shkul dot nga karigeja e eshte ky dhe zagaret e tij rreth e qarke nuk e leshojne.Kane ardhur me opinga ne qeveri dhe bredhin boten me paret e taksapgueseve .Tall bythen shitesi i fiqeve dhe del sa here te doje jashte shtetit me ke? me paret tona.Keta jo vetem qe kane marre e bere si te doje kokrra e qedit,por nuk kane lene fis e stervis te vetes edhe te gruas pa u rregulluar me pune ku del me shume leku/

Gladiator.27/01/2020 01:46

Ç'fare ??....Zotëri ??
Ky eshte nje rruaç ordiner,një bandit e tradhetar qe do te perfundoje shume keq.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet26/01/2020 23:35

HEU,IK SI ZOTRI;DHE,MERRI ME VEDI EDHE ZAGARËT;EU,TRIK SHI HORGRI,NXJERRI
TEK RENDI TRANGARËT;DIKUND NË MALËSI,MALËRI;RREZIKUAR CA MALËSORË NGA
BISHAT E HARBUARA,TRISHAT DRNGTRUARA;MË GJAKATARË,GJAKPIRËSE;OUUH,MË
BARËBARE,PLANGSHIRËSE;SHKOJNË CA GJAHTARË NDËRKOMBËTARË,ME ZAGARË,
LANGOJË;DUKE NDJEKUR VETËM BISHA TË BUTA,TË URTA;SI LEPUJ,DREJË;OH,DUKE
VRARË BISHAT MË TË BUTA,MË TË URTA;ATËHERË,REAGUAN MALËSORËT,DUKE UA
ARGUMETUAR,DREJTË PËRDREJTË,VENDIN E KRIMIT,RENDIN E SHFRIMIT;POSI DHE,
DIREKT GJAKSORIN,PRAGHORRIN;UJKUN GJAKATAR DHE HARUSHËN DËMTORE;OH,
PORSE,TERË ATA,PËR HATA;DUKE THËNË,O NXENË:O NE,NUK KEMI ARDHUR;JO,PËR
T'VRARË BISHAT GJAKATARE,POR,PËR TI VRARË BISHAT E BUTA,TË URTA;A,NËSE JU
DËSHIRONI TË MBRONI VETËVEDIN,TERË VENDIN;ATËHERË,QË TA RREZIKONI JETËN
TUAJ,PËR FËMJË,FAMILJE;POPULLKOMBIN,ATDHEUN;MBARË SHQIPTARË!"MANI,USA.

Askushi26/01/2020 17:10

si zoteri rama nuk munde te iki, pasi ai nuk munde te jete nje zoteri, qofte large nese zoterinjte do te ishin keshtu. Ai eshte nje gangester ordiner dhe nje horre i felliqur

Alb026/01/2020 17:01

Bravo Tenor Nushi ,ju sot vulosni ate qe duhet te bejne ata qe e quajne veten te pa perfshire ne politike ,po te famshem ne aren nderkombetare si shkrimtar artiste shkenctar.
Shqiperia nuk iperket vetem Rames dhe opozites .AJO i perket cdo Shqipetari qe flet SHQIP kudo ne bote dhe aq me teper atyre qe ne skene paraqiten si Shqipetar, apo ne parathenjen e librit thone qe jane Shqipetar, apo ne hyrje te publikimit shkencor thone se jane Shqipetar.
Nese sot nuk ngrihet cdo Shqipetar te demaskoje rregjimin neodemokratir te Tiranes neser Shqiperia do te jete me keq ,me e lodhur dhe e raskapitur.

London 26/01/2020 16:46

Nuk ik pa ju nxire komplet surrati

Shqiptari26/01/2020 15:31

I nderuar Gimi!
Mire e keshillon Ramen, por vetem zotri nuk eshte ai! Sepse as rracen nuk e ka prej zotrinjsh! Une e kuptoj qe ti ose t'i besh qejfin kot, ose do qe ta marresh me mire. Por "zotrinj" si ai ikin vetem me dru!
Edhe zotri, edhe drogaxhi, edhe me zagare rreth e rrotull sikur nuk shkon sepse zotrinjte nuk mbajne zagare rrotull vetes, por mbajne njerez me dinjitet. Nje zoteri nuk rri kurre midis zagareve, ndyresirave dhe krimineleve, vetem po qe se eshte vete me i keq se ata!

Ajo26/01/2020 15:01

Kjo leter e hapur drejtuar Rames nga Z. Hushi, sec me le nje shije te hidhur!
Mbase Z. Hushi eshte cinik i rafinuar ( sepse nuk me pelqen aspak cinizmi per cfaredo arsyeje! ) teksa i drejtohet Rames si nje kryeminister qe paska arritur suksese te padiskutueshme. Atehere pse duhet te ike? Per me teper qe paska ardhur ne pushtet ne menyre demokratike!! Mire se me 2013-ten Rama erdhi ne pushtet me vote por moralisht tejet i diskretituar ( mos harrojme te vraret e 21 janarit dhe aleanca me Meten per te cilin u derdh ai gjak ), por Z. Hushi harroi se si erdhi Rama ne pushtet me 2017-ten?
I harroi ato pergjime te kryera ne menyre ligjore nga sistemi gjyqesor shqiptar, te cilat e demaskuan boterisht Ramen si vjedhes votash, si bashkepunues me kriminin e organizuar per te siguruar votat e duhura per ta qeverisur sebashku me krimin dhe per te vjedhur cdo burim natyror, ekonomik dhe financiar te ketij vendi? Si mund te na behet Rama “ Heroi i kohes sone”?? Mbase duke iu lutur dhe pergjerruar atij te largohet vete si “ zoteri” nga posti i kryeministrit qe ai e shfrytezoi ne menyren me kriminale, me te poshter dhe me turperuese ne gjithe historine jo vetem te vendit tone, por mbase te gjithe botes?? Ne kete drejtim besoj se vetem ndonje kryeminister i Afrikes mund te kete qene me i papergjegjshem dhe shkaterrues i ekonomise, kushtetueshmerise, parlamentarizmit, moralit dhe kultures se nje vendi. Rama ka mare me qafe lulen e rinise se vendit, ai ka frymezuar, lejuar dhe u ka treguar te rinjve shqiptare se rruga e vetme per te jetuar dhe pasuruar shpejt, eshte perfshirja ne rrugen e krimit dhe droges. Bijte e nenave po vriten mes tyre cdo dite, ne mes te qendrave te qyteteve, nen hunden e policise, ndersa Rama, sic edhe vete e deklaroi hapur mbushet me fryme dhe lumturohet qe “ po i hane koken “ njeri tjetrit, ata te rinj qe pasi nuk iu hapi asnje mundesi punesimi, pasi i perdori per ta ndihmuar qe te fitoje votat, tashme nuk i duhen me dhe uron qe te eliminohen mes tyre. Fundja ai e di se me narkoshtetin qe ka krijuar ai vete dhe Rilindja e tij, kontigjente te reja bij nenash do furnizojne grupet e krimit qe e mbajne Ramen ne pushtet se bashku me nje grup oligarkesh qe po i marin frymen ketij vendi.
Prandaj Z. Hushi, me mire do ishte ti tregoje ca te verteta te hidhura kryemininistrit tend “ qe pa diskutim “ ka arritur suksese te medha: ti thoje se nese nuk iken vete do vije dita qe mund ta heqe zvarre nje turme e madhe njerezish, te cilet nuk do pyesin me askend!

Maloku26/01/2020 14:46

Duhet ta kishe marre ti me vete.

A26/01/2020 14:10

Hero i kohës sonë!!!
Ai është thjesht një copë e madhe muti, asgjë tjetë

Shto koment

Denonco