Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Një vit tronditës!

Një vit tronditës!

Nga SYRI.net Kosova - 31/12/2019

Shkoi edhe një vit. T’i thuash i brishtë, e kursen. Ta konsiderosh të zakonshëm, është e pamundur. Ta përshkruash si dramatik, prapë nuk e përfshin  dot të tërin.

Më e drejtë është ta quajmë vit tronditës. Nuk është fjala vetëm  për tërmetin që na dridhi tragjikisht. Përtej fatkeqësisë natyrore, që na bëri bashkë si komb, 2019-ta na mbajti në tension të gjithëve.

Dhe njësoj, po hyjmë të tensionuar në vitin e ri. Koha është për të reflektuar se çfarë mund të ishte bërë më mirë dhe si mund ta kthejmë shpresën në këtë vend.

Një kthesë e fortë politike ka ndodhur, por është vetëm gjysma e punës. Hije dyshimi po përhapen pas një fillimi të mbarë. Opozita fitoi zgjedhjet, por Albin Kurti nuk e ka gjetur ende formulën qeverisëse.

Pa qeveri, i drejtohemi 2020-ës me pikëpyetje pa fund. Dhe më e madhja është finalja me Serbinë.

Ramush Haradinaj qeverisi keq, megjithatë një punë të hajrit e bëri. Si kryeministër i Kosovës, e bllokoi pazarin e treshes Thaçi-Rama-Vuçiq, për ndarjen e Republikës.

Plani i rrezikshëm, sidoqoftë, mbetet në tavolinë. Sa të kenë pushtet Hashimi, Edi e Aleksandri, nuk përjashtohet riaktivizimi i tij.

Me gjasë, edhe zvarritja e formimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, është alibi për të fituar në kohë. Presioni ndërkombëtar mund të zbehet, me kalimin e muajve, ndërsa ndryshimet politike mund t’i nxjerrin jashtë loje protagonistët antikombëtarë.

Shqiptarët vuajtën sërish sivjet pasojat e qeverisjeve arbitrare dhe korruptive. Në Kosovë, arroganca e regjimit, i ka dekurajuar njerëzit tej mase. Kush ka një mundësi, ia mbath një orë e më parë.

Në Shqipëri, janë edhe më keq punët. Atje është rikthyer sistemi monist. Partia-shtet, lideri-mbret.

Momenti më i rëndë ishte pritja me dashuri  të madhe nga Edi Rama në nivele të larta shtetërore e Aleksandër Vuçiqit, njeriut që i shërbeu Millosheviçit, mohon masakrat serbe në Kosovë dhe e minon në vazhdimësi pavarësinë tonë.

Duke ringjallur projekte sllave, si ai i mini-shëngenit, kryeministri shqiptar, ka shkaktuar edhe një krizë të thellë shtetërore e kombëtare.

Si gjithmonë, politika e mori vëmendjen, energjinë, përkushtimin e njerëzve edhe gjatë këtij viti.

Për sa kohë flasim gjithnjë e më pak për ekonomi, turizëm, arsim, shëndetësi, art, kulturë, sport, do t’i kemi punët keq.

Ca gjëra të mira janë bërë, por janë fare pak, krahasuar me nevojat që kemi.

Keqqeverisjet kanë krijuar hendek të frikshëm mes sektorit privat e atij publik. Askush nuk do të punojë në sipërmarrjen private. Të gjithë duan një punë shteti. Rroga më e mirë. Punë thuajse fare.

Politika e ka shndërruar popullin në një masë dembele, që ka dy zgjidhje. Të rehatohet në ndonjë zyrë shteti apo të emigrojë.

Qeverisë së re, do t’i duhet angazhim i jashtëzakonshëm për të kthyer së pari dëshirën për punë.

Pastaj vijnë me radhë, meritokracia e vlerat, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriu, liria e medieve dhe transparenca. Është koha për t’i parë abuzuesit para drejtësisë dhe meritorët në krye të proceseve.

Ka arsye për të shpresuar se viti që po vjen, së paku do ta ngjallë dëshirën për të jetuar në këtë vend.

Syri.net Kosova ua uron të gjithëve, një vit të mbarë.

Gëzuar 2020!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet31/12/2019 19:06

ËH,PAS MESNATE;HË,QAS VATRES FATE;PARA SE TË KËNDOJNË GJELAT E PARË,PËR
AFRIMIN E DRITES DIELLORE;KRYEDJALLI NEPËR TERR,NDËRMERR,ORGANIZMIN ME
HORKANIZMIN,PËR ÇFARRSOJE,ÇRRANOSJE,TERË NJERËZIMIN,VRER DJERËRZIMIN;
DUKE DHENË URDHËRA,SECILIT DJALL,DETYRAT PËR SHKATRRIM,NXER VARRKRIM,
SECILIT PERSON DHE,FAMILJE;KUR NË FUND,MBETI PA URDHËRA,KURTHËRA;VETËM
DJALLI PLAK O TOPALL;AI PYET SE ÇKA TË BEJË UNË?! O TI,DJALL PLAK E TOPALL,TË
HULUMTOJË,KURTHUROJË;AFËR KËTE VATËR,NË MAHALLË;DJALLI TAPALLI,KALLI OR,
SI ÇAKALLI;NJË VIÇI ZGJATUR AFËR KOPSHTIT,IA NXJERRI KUNGJIN E LITARIT,A DUKE
FUTUR NË KOPSHT,QË DËMTOI TERË KOPRSHTIN E MBJELLUR PLOT PËMË E PERIME
KUR BURRI,PËR MOSKUJDES NDAJ VIÇIT,E MBYTI BASHKËSHORTËN;VËLLAI I GRUAS
E MBYTI DHENDRRIN;DJALI I NENËS E MBYTI DAJËN;VËLLAU I MOTRES MBYTI NIPIN,A
KËSHTU AI DJALLI TAPALLI,Q'NA KALLI,AH ÇAKALL;ME FAMILJE OUUUH,NJË MAHALLË
AH,NGA KRYDJALLI U SHPËBLYE,PËR VRASJE,PLASJE,DHE MBYTJE,SHTYPJE;KATËR
VDEKJE,VATËR PREKJE;GACARIME SHKAPLASJE;ACARIME VËLLAPLASJE! MANI,USA.

Shto koment

Denonco