Të pacipët e regjimit Kuplara

Të pacipët e regjimit Kuplara

Nga Roland Bejko - 17/10/2019

Po dëgjoja Mimin te Ora News, dëgjova dhe Ramën në radio dhe vura ve se bëjnë si të habitur, shumë të habitur se si Macron e tha kaq prerë JO-në për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe pa ju dridhur qerpiku lëshojnë topa me zjarr e flakë nga goja kundër Evropës si kurrë më parë. Asnjë mea kulpa ! Fare.

Të dy, zonja dhe zotëria e tij, justifikohen se presidenti Francez dhe tre skeptikët e tjerë; Gjermania me 9 kushtet shtesë, Holanda dhe Danimarka reflektojnë problemet e brendshme që ka Evropa për të zgjidhur dhe jo problemet reale që ka Shqipëria sepse sipas tyre Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet. Dhe të mendosh që në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë, Parlamenti dhe pushteti janë monistë, vidhen votat dhe zgjedhje nuk ka më, partia e vetme në pushtet është edhe shtet dhe pushtet, ekonomia në krizë totale, krimi është sundues dhe administrata publike, mizerje, është pra, për të vënë duart në kokë.

Ndërkohë Macron u shpreh sot duke përmendur vetëm një aspekt nga qindra problemet që ka Shqipëria. Ai tha se nuk mund t'i hapen negociatat një vendi që është furnizuesi i dytë i Francës me emigrantë duke lënë pas dhe vendet në konflikt. Madie la të hapur edhe mundësinë për të rikthyer rregjimin e vizave për shqiptarët.

Por për Ramën reagimi francez nuk është i papritur. Një vit më parë ministri i brendshëm francez ka zbritur në Tiranë për këto çështje dhe e paralajmëroi Ramën se emigracioni shqiptar do ketë kosto për integrimin e Shqipërisë.

Të njëjtën gjë natën e festës kombëtare të Francës më 14 Korrik të këtij viti Ambasadorja franceze ja tha në sy Kryeministrit dhe shpurës së tij se "jam e habitur nga indiferenca e kryeministrit Rama që nuk mer asnjë masë kur qeveria franceze i thotë se shqiptarët po braktisin përditë e më shumë vendin e tyre duke kërkuar azil në Francë për shkak të varfërisë dhe papunësisë".

Por, për Ramën shqiptarët ikin për qejf në azil dhe jo për shkak se banda e tij në pushtet u ka hequr çdo mundësi e shpresë për të jetuar normalisht.
Ndërsa tani pas JO-së, 9 detyrat e shtëpisë të lëna nga Gjermania janë nul sepse 25 vende të tjera janë dakord me çeljen e negociatave.

Më e tmerrshmja është se Kryeministri i shqiptarëve vazhdon të mos ndiejë asnjë përgjegjësi për ikjet masive të qytetarëve, krimin dhe trafikun gjithnjë e më në rritje të shqiptarëve që eksporton në perëndim , nuk ndien asnjë përgjegjësi për situatën katastrofike ku gjendet Shqipëria, pa ekonomi, pa demokraci, pa shtet të së drejtës, pa administratë funksionale dhe cilësore, me korrupsion të lartë e krim të organizuar që ka kapur shtetin.

Pas mos hapjes së negociatave shikoni pak se çfarë ka në mendje ky idioti. Imagjinojeni për një çast nesër që të kthehet në Tiranë. Si ç'do herë do dëgjojmë atë fjalimin e tij patetik plot metafora e me zërin që do ti dridhet nga urrejtia dhe trublancat e njohura psiqike. Do të shajë armiqtë e Shqipërisë dhe shqiptarofobët që nuk na duan. Do kthehet në Shqipëri si viktimë, por edhe si gjel i krekosur pasi e ka gjetur fabulën. Fajin për dështimin për herë të pestë dështimin e çeljes së negociatave e ka "Evropa që nuk na meriton".

Dhe kështu zotëria me pelevreqe do vazhdojë ta forcojë edhe më shumë tiraninë e tij me prapagandë, pa ndierë asnjë përgjegjësi për dështimin. Do thellojë bashkëpunimin me Serbinë dhe Turqinë duke i shkelur syrin Rusisë dhe Kinës që më tej ti bëjë evropianët të ndihen të pasigurt me Ballkanin e trazuar dhe fajtorë njëkohësisht. Do vazhdojë ta shkelë edhe më shumë opozitën duke i injoruar tërësisht 9 kushtet e Bundestagut që janë në fakt këshilla të urta miqsh të vërtetë, guidë për ta nxjerë Shqipërinë nga kriza e thellë. Edi Rama nga nesër do vazhdojë të largojë nga vendi më shumë shqiptarë, tani më me tërbim për inat edhe të Francës, deri sa në këtë vend të vogël të mbetet veç ai dhe klani i ngushtë i bashkëpunëtorëve të tij të afërt për të ndarë me ta edhe më tepër sex, para dhe pushtet.

Këtë gjë di ta bëjë mirë një regjim kuplaraje si ky që na sundon prej gjashtë vjetësh.

Pra, çfarë do bëjë Rama pas kësaj e kemi déjà vu, por çfarë do bëjë opozita, mbetet për tu parë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco