Është koha ta zgjidhë sovrani!

Është koha ta zgjidhë sovrani!

Nga Artan Fuga - 12/05/2019

Nga Artan Fuga

Robinson Kruzo!

Midis gazit lotësjellës dhe koktaileve molotov, është koha për t’a zgjidhur konfliktin me zgjedhje të lira, të ndershme, të drejtpërdrejta, të barabarta!

Tirana, kryeqyteti i atdheut, ka përfunduar një qytet i mbytur nga gazi lotësjellës, bombat me koktail molotov, shkopinjë dhe të gjitha ato që popujt e qytetëruar synojnë t’i vendosin në muze.

Po, ka një zgjidhje. Meqë partitë politike nuk e gjetën. Cojani çështjen sovranit, pra qytetarëve, të cilëve të gjitha palët shprehen se i shërbejnë!

E ndan sovrani pa merak fare!

Zgjedhjet e lira, të ndershme, të barabarta, të drejtpërdrejta, ku populli të japi verdiktin e tij për deputetët, jo për listat e kryetarëve, duke e ndarë shapin nga sheqeri!

Zgjedhje të lira ku grupet dhe partitë politike, kandidaturat e pavarura, të kandidojnë duke u nisur nga pozita të barabarta, nën një ekzekutiv asnjanës dhe administratë që të mos fusi turinjtë në kutitë e votimit!.

Ka mundësira pa fund për t’a realizuar këtë!

Ne nuk jemi të hurit dhe të zjarrit!

Mos na vini në zgjedhjen midis koktailit molotov dhe gazit lotësjellës! Sepse gazi lotësjellës prodhon koktailin molotov kurse koktaili molotov prodhon gazin lotësjellës!

Intelektualët, teknicienët, menaxherët, studentët, kërkuesit shkencor, të gjithë qytetarët, kam sigurinë e brendshme dhe provat, janë për paqen, jo për dhunën, as për kanabisin, as për korrupsionin, as për grabitjen e votës, as për institucione që sillen sikur të ishin kështjella kafkajane.

Sindromi i Robinson Kruzos po vërtitet nëpër Atdhe! Simboli i vetmisë! Vetëm përpara popujve të qytetëruar. Qytetari vetëm përballë pushteteve! Politika vetëm përballë qytetarëve! Pushteti vetëm përballë shoqërisë!

Eshtë më i dëmshmi!

Cfarë i gjeti grekët që bënin zgjedhje cdo gjashtë muaj kur vendi ishte në krizë, dhe e gjetën daljen?

Cfarë i gjeti Italianët që pas Luftës të Dytë botërore hynin në zgjedhje sa herë hija e krizës dukej në horizont?

Cfarë i gjen zvicerianët që hyjnë në referendume sa herë ka drama që duhen zgjidhur?

Asgjë!

Zgjedhjet e lira kanë shumë herë më pak kosto sesa dhuna nëpër rrugë!

Të gjithë thonë se kanë mbështetjen e popullit. Atëhere logjika minimaliste e teknicienit, intelektualit, kërkuesit shkencor thërret :

Provojeni në zgjedhje!

Ja kaq e thjeshtë është!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi 12/05/2019 19:55

Zgjedhjet e lira, sigurisht jane zgjidhja. Demokracia prandaj eshte e bukur. Sovrani te jep vendin dhe mbaron ketu historija. Beteja behet ne parlament. Eshte e vertet qe ne te gjitha zgjedhjet ka pasur blerje, dhe kjo ndoshta eshte e veshtire te zhduket totalisht, por kur kjo kthehet ne nje organizim te prekryer partjak, kur per kete perdoren para te ardhura nga bandat, krimi, droga, korrupsioni, eshte tjeter gje dhe shume e rreziksheme. Ne zgjedhjet e shkuara, fatkeqsisht u be keshtu. Edhe pse PD mori gjysmen e qeverrisjes, ajo celsat e kashtes kishte ne dore. Disa prej ministrave jepnin urdhera vartesve te tyre, merrnin vendime, dhe ato nuk zbatoheshin, nuk perfilleshin, pasi merrnin urdhera nga direkte kryeministri i tyre. Pstaj ne nje afat kohore shume te shkurter, asgje nuk munde te bente PD me ministrat e saj, ku e gjithe struktura, administrata ishte e PS e mire organizuar, dhe me shume para., Grupet e bandave ishin te gjithe te mire organizuar. Me pak fjale duhen zgjedhje te lira, pa para, pa kriminel, pa blerje me administraten etj...
Gjithashtu duhen bere permirsime rrenjesore zgjedhore.
Te mos behen listat nga kryetaret e partive.
Te ngrihen organet e drejtesis, dhe pavarsija e tyre. Pasi sot nuk kemi nje drejtesi te korruptuar, por te kapur totalisht nga Rama.
Te behen ligje te forta per blersit e votave.
Dhe presidenti te mos zgjidhet me votat e parlamentit.
E shume gjera te tjera qe nje grup me i kualifikuar i pavarur, do ta bente me te sakte.
Athere nuk do te kemi dhune, tym, helm e dajak. (me vjen keq kur barazohen shashkat e protestuesve me dajakun e policis, me tymin dhe helmin e policis,)

RAMAZANI12/05/2019 19:10

SHUME NJEREZ KUR DEGJOJNE KUR FLET KUFOMA QE QEVERIS KANE THYR TV, PO AI PRAP ATJE KUNDERMON HERE PROFESOR. NUK I PERKET ASAJ RACE QE MENDON TI. PAS MENDIMIT TUAJ, AI KUSHEDI ME ÇFAR DO TE TE PERGJIGJET ME IRONI.

Koli12/05/2019 19:08

Respekte prof Fuga per kurajon intelektuale per ti kontribuar zgjidhjes , daljes nga ngerçi ku jemi per te shkuar perpara.

Shto koment

Denonco