A janë ministrat  e Ramës, Shullazi, Dajti, Balili, Geron Xhafa, Lul Berisha, Dako, Sejdini, Tahiri..

A janë ministrat e Ramës, Shullazi, Dajti, Balili, Geron Xhafa, Lul Berisha, Dako, Sejdini, Tahiri..

Nga Basir Çollaku - 31/07/2018

Emiljano Shullazi u arrestua kur në Tiranë mungonin Sajmir Tahiri Ministër i Brendëshëm. Në atë kohë dhe shefi i tij Edi Rama. Ata me telefona të fikur nga Amerika ku po fluturonin për tu kthyer, u justifikuan para Shullazit se s’kishin çfarë të bënin. Ishte kallzimi publik i Sali Berishes për kanosjen që u beri Mynyr Konit dhe Dhori Kules si indicie për të shkuar drejt arrestimit. Opozita ka akuzuar me dhjetera herë lidhjet e Sajmir Tahirit dhe Edi Rames me Shullazin. A kanë pengje Rama dhe Tahiri ndaj të arrestuarit që ende ka ndikim të madh edhe nga qelia?!?! A flet Rama dhe Tahiri ende në telefon për punë që ka i padenuari ende për të bërë jashtë.?! A i kryen porositë lehtësisht në polici, tatime dhe dogana ku ka miqtë e përbashkët me Tahirin si të bashkëemëruar!? 

Gjendja flet për po. Por së paku Prokuroria për Krime të Rënda e ka përballur me akuza duke mos u tërhequr aspak me gjithë akrobacitë proceduriale të trupave gjykuese dhe mbrojtjes. Dritan Dajti pas afro dhjetë vitesh gjyq ende nuk është në vendimmarrje finale të drejtësisë. Katër oficerë policie të vrarë janë provë dhe  Gjyqtarë dhe avokatë largohen për arsye të shumta nga proceset, aq sa formohen trupa gjykues me gjyqtarë nga rrethet.
A duhet të shohë vettingu këto arsye justifikuese, ndërsa Apeli i Krimeve të Rënda ende rri pezull. Edhe në Hënë do të kishte mbaruar procesi.
Sajmir Tahiri. Hetime dhe proces i shkatërruar nga Krimet e Renda apo gjykata. Ambasadori amerikan si rrallë herë për miqtë e qeverisë kapërceu pragun. Tha troç. Janë kërcënuar gjyqtarë e u është ofruar ryshfet për të hequr masat e sigurisë ndaj ish-ministrit.

Pra sa milione euro ka kushtuar vendimi në Gjykaten e Apelit për Sajmir Tahirin? Eshtë rast i pazakontë, perjashtuar episodet e sigurisë absolute, që avokati të parathotë vendimin pa u bërë seanca, ashtu si Maks Haxhia thuajse e lexoi vendimin e gjykatës sikur të kishte kopjen e vendimit në dorë. Pyetja e parave mbeti jetim. Ambasadori amerikan Donald Lu, që ka folur me emra për Shullazin, Lul Berishen, Klement Balilin, tha se kemi informacion nga burime të pavarura (shërbimet partnere mbase) se gjykatësit mund të marrin para për të mos vendosur pro kërkesës së Prokurorisë. Sa para?! Nje milione euro?!

Nëse bindemi logjikës informative të deklaratës së Ambasadorit Lu mbase paraja ka shkuar atje se edhe vendimi shkoi po atje...
Klement Balili edhe pas shpalljes në kerkim doli me qetësi dhe dashuri në konferencë shtypi dhe akuzoi akuzuesit, ndersa ai ishte krejt pa faj, ndonëse dosja e DEA për të ishte me metra. Vazhdoi e doli në kerkim me leje policie për të mos u gjendur. Prona luksoze në Sarande, vijon punën vaj duke u menaxhuar nga po familja e cila vazhdon skemen PPP me qeverinë për tendera në formen e kërkuar nga ligji.

Mori dha drejtësia e politika madje dhe Vangjush Dako, " tutori i vogël" i Partisë së madhe në pushtet PS, por Lul Berisha gjeti mundesinë të përmirësonte sjelljen se Bashkia do e punësonte në të mirë të komunitetit. Se çfarë pune e di Gjushi. Mbase lejet e vjetra të ndertimit janë rifreskuar dhe pallate të tjera në bregdetin e Durrësit furnizohen me beton Dako..
Qazim Sejdini dhe shoqnia e dhendërrit Sanxhaktari e kanë Elbasanin kujdes ta bejnë çorap. Lala, ustai i vjetër, ka rënë në grackën e re, duke qenë një nga ata.

Agron Geron Xhafa është qershia e re e tortës së vjetër. I dënuar për trafik ndërkombëtar heroine plot dashuri e euro, punonte në çdo sektor paraje pa e ngarë kush. Prej vitesh biznesi i kazinove dhe punëve të tjera ecte fjollë ndonëse u sherrosen gjatë operacionit tahirian "fundi i marrëzisë" me Habilajt. Prokuroria ka nisur hetimin pasuror zi subjekt i ligjit antimafia per Fatmir Xhafajn dhe Sajmir Tahirin.

Ende ska rezultat sekuestroje. Pyetja ende jetime ështëe. Po bizneset e Geron Xhafes kush i menaxhon që vijojnë pa asnjë siklet.?! Ka ortake të tij kujdestarë të përbashket?! Ka pasur grupe lojerash fati të cilët mburreshin me miqësite me Gonin sepse u kishte dhenë leje të punonin. Ata mbase i khejnë nderin punojnë për të se vellai minister nuk ua nxjerr emrat. Forca e ligjit është berë forcë kumari. Ata duhen hetuar imtesisht.
Taulant Balla sokëllin me zë pak me të mekur pas revanshit të toytave yaris mbushur me euro. Prokuroria sheh dhe mendon e turbulluar dhe e paqartë. Vettingu nuk ka këllqe të kalojë afër ndereve të këtyre emrave. Sepse mërzitet si i gjati thinë.. Një ditë të gjatin kanë për ta shkurtuar pikërisht keta donatorë të botës së nëntokës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco