Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Rakunët po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme në Francë dhe po prishin ekosistemin lokal

Rakunët po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme në Francë dhe po prishin ekosistemin lokal

15:42, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rakuni, një gjitar i vogël dhe i lezetshëm nga Amerika e Veriut, po shndërrohet në një problem serioz për biodiversitetin në Francë, veçanërisht në departamentin Gironde, në perëndim të vendit. Autoritetet franceze e kanë klasifikuar si një specie aliene pushtuese, që prish ekuilibrin e faunës lokale dhe përbën kërcënim për bujqësinë dhe shëndetin publik.

Në Gironde numërohen tashmë mijëra rakunë, pasardhës të disa individëve që u arratisën nga një fermë kafshësh ekzotike në fillim të viteve 2000. Këto kafshë jashtëzakonisht të zgjuara hyjnë në shtëpitë e njerëzve, hapin dyer automatike dhe kërkojnë ushqim për macet. Gjuetarët janë detyruar të përshtatin kurthet dhe të përdorin ëmbëlsira si karrem për t’i kapur.

Vetëm nga korriku 2024 deri në qershor 2025 janë kapur 275 rakunë, por numri i tyre vazhdon të rritet me ritme të shpejta. Ekspertët paralajmërojnë se rakunët ushqehen me vezë zogjsh, amfibë të rrallë dhe fruta, duke kërcënuar biodiversitetin dhe duke mundur të përhapin sëmundje te njerëzit.

Sipas specialistëve francezë, si Jean-Francois Maiard dhe Alice Dehriste, përhapja e rakunëve është tashmë jashtë kontrollit, pasi në Francë ata nuk kanë armiq natyrorë. Ekspertët pranojnë se mundësitë për ta ndalur këtë “pushtim simpatik” janë minimale, përveç ndërhyrjeve të menjëhershme në territore të reja ku ato shfaqen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco