Ditët e fundit në sipërfaqen e Detit të Galilesë janë shfaqur njolla të kuqe të ndezura, që kanë ngritur shqetësime te banorët dhe ekspertët.
Specialistët shpjegojnë se këto njolla shkaktohen nga një shumëzim i algave të gjelbra të llojit Botryococcus braunii, të cilat kanë shumëfishuar pranë sipërfaqes gjatë viteve të fundit. Ngjyra e kuqe vjen nga grumbullimi i një pigmenti natyral të algave, i cili intensifikohet për shkak të ekspozimit në dritën e fortë të diellit, konfirmoi ministria përkatëse.
Sipas Jerusalem Post, ky pigment nuk është toksik. Autoritetet përgjegjëse kanë siguruar publikun se, pavarësisht ngjyrës, uji i Detit të Galilesë mbetet i sigurt për not dhe nuk janë raportuar raste alergjish.
Ekspertët qetësojnë situatën, por sërish nuk mungojnë krahasimet. Gazeta Jerusalem Post përmend edhe ngjarjen biblike, duke kujtuar “njërën prej dhjetë plagëve të Faraonit”, kur uji i Lumit Nil u kthye në ngjyrën e gjakut.
The Sea of Galilee turned red: A natural phenomenon caused the formation of spots in the waters of the Sea of Galilee, with no danger to swimmers. The red color results from the accumulation of a natural pigment produced by a certain type of algae, in response to strong sun… pic.twitter.com/NI4nXdmPhZ
© SYRI.net