'Konsumatorë të heshtur të energjisë elektrike' që e bëjnë faturën tuaj të kushtueshme

'Konsumatorë të heshtur të energjisë elektrike' që e bëjnë faturën tuaj të kushtueshme

16:34, 22/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nëse fatura e energjisë po rritet edhe pse nuk mendon se po shpenzon shumë, shkaku janë shpesh konsumatorët e heshtur, pajisje që punojnë gjithë kohën pa u vënë re.

Frigoriferi, televizori në stand-by, routeri i internetit, kompjuterët, karikuesit e lënë në prizë, lavatricja në gatishmëri dhe bojleri harxhojnë energji edhe kur nuk i përdor drejtpërdrejt.

Të gjitha së bashku mund të përbëjnë deri në 30% të konsumit mujor.

Si ta ulësh faturën:

• Shkëput pajisjet nga priza kur nuk i përdor

• Fik televizorin dhe routerin natën

• Mos lër karikues në prizë

• Mbaje frigoriferin në temperaturë normale

• Përdor pajisje me klasë energjie A ose B

Kur i kontrollon këta “harxhues të heshtur”, fatura fillon të ulet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco