Një turiste ruse arriti të ndalonte vetë një grabitës telefoni pasi ai i rrëmbeu pajisjen nga pjesa e pasme e një motoçiklete.
Ngjarja ndodhi në një nga rrugët e kryeqytetit argjentinas, ku grabitësi tentoi të largohej me shpejtësi, por turistja reagoi menjëherë, e kapi dhe e mbajti të bllokuar deri në mbërritjen e policisë.
Autoritetet lokale e arrestuan të dyshuarin dhe konfirmuan se turistes iu rikthye telefoni pa dëmtime. Ngjarja ka tërhequr vëmendje për guximin e saj dhe për reagimin e shpejtë të forcave të rendit.
© SYRI.net