Destinacionet që pranojnë kafshë shtëpiake, zgjedhja e parë e pronarëve të qenve për pushime

Destinacionet që pranojnë kafshë shtëpiake, zgjedhja e parë e pronarëve të qenve për pushime

21:12, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pothuajse 29% e pronarëve të qenve në Mbretërinë e Bashkuar zgjedhin destinacionin e tyre të pushimeve bazuar në miqësinë e vendeve për kafshët shtëpiake, sipas një ankete të re të porositur nga Booking.com.

Rreth 46% e të anketuarve thanë se ndihen të shqetësuar nëse e lënë qenin në shtëpi, tek një mik ose në një hotel që pranon kafshë gjatë pushimeve. Pronarët treguan shqetësim jo vetëm për zakonet e të ushqyerit të kafshëve të tyre, por edhe për ndjenjat e braktisjes apo stresit që mund të përjetojë kafsha.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 38% e pronarëve janë të gatshëm të shpenzojnë mbi 1,000 paund për një fundjavë të gjatë jashtë vendit, nëse mund ta marrin qenin me vete. Dy të tretat e të anketuarve mbështesin lejimin e transportit të qenve të çdo madhësie në kabinat e aeroplanëve, dhe janë të gatshëm të paguajnë çmimin e plotë për një biletë shtesë për kafshën.

“Për shumë pronarë qensh, pushimet thjesht nuk janë të plota pa kafshën e tyre shtëpiake,” tha Ryan Pearce, menaxher rajonal i Booking.com në Mbretërinë e Bashkuar. “Kafshët shtëpiake janë një pjesë kyçe e procesit të vendimmarrjes për destinacionin, akomodimin dhe buxhetin e udhëtimit.”

Sondazhi u krye nga kompania Opinium dhe përfshiu 6,000 pronarë qensh, përfshirë 2,000 nga Mbretëria e Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco