Sistemet treyjore të universit, studiuesit mahniten me gjetjet

Sistemet treyjore të universit, studiuesit mahniten me gjetjet

09:45, 24/11/2023
A+ Aa A-

Yjet e trefishta janë shumë të përhapura në Univers. Pas një revizionimi të të dhënave të marra nga misioni Gaia i Agjensisë Evropiane Hapësinore, rezulton se shumë sisteme që mendoheshin të dyfishta, në fakt në shumë raste përbehen nga 3 yje, ku njëri prej yjeve është me rrezatim dhe fuqi shumë të dobët.

Sipas grupit kërkimor të Universitetit britanik “Breeds”, ylli i tretë detyron të dytin t’i afrohet shumë primarit, që fillon t’i thithë materie derisa sa e dobëson aq shumë, sa vështirë të dallohet.

Autorët, që zbulimin e kanë publikuar në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”, shprehen se rezultati mund te revolucionariozjë teoritë aktuale të formimit të yjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco