Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Qyteti i pabesueshëm kurd në 1400 metra lartësi, i krijuar mbi ‘malin e prerë’

Qyteti i pabesueshëm kurd në 1400 metra lartësi, i krijuar mbi ‘malin e prerë’

19:10, 23/11/2023
A+ Aa A-

Mes kenioneve të famshme të rajonit kurd ne veri të Irakut, gjendet dhe kjo qytezë e çuditshme e ndërtuar në majën e asaj që sot njihet si “mali i prerë”.

Rawandoz ndodhet në verilindje të Kurdistanit, pranë kufirit me Iranin dhe Turqisë.

Por megjithë format e habitshme të relievit vendor të mbushur me kenione, ende nuk ka një shpjegim sesi qyteti është ndërtuar në rrafshin e kësaj strukture të lartë natyrale, që lidhet me nivelin e tokës me anë të 5 kalimeve të lashta. Vendasin e quajnë zonën ‘mal i rrafshuar’ por gojëdhanat vendase thonë se ajo mund të jetë një “trung i lashtë peme gjigante.”

Rrjedhimisht qyteti është i rrethuar nga një humnerë me pamje nga malet madhështore.

Vizitorët e zonës shijojnë prej kohësh kenionet dhe ujërat e furishme të zonës, siç është ujëvara Gali Ali Beg, rreth 2-orë larg me makinë nga qyteti i Erbil. Rezortet frekuentohen gjatë verës teksa në vjeshtë e dimër bien ndjeshëm. Dhe në fakt ujëvara e Gali Ali Begis shfaqet dhe në monedhën irakeve prej 5,000 Dinar.

Më tej panorama merr forma dramatike me lumenj gjarpërues dhe ulje-ngritjet e kenioneve.

Mes tyre do të gjeni produktet e çmuara të vendasve si shitës mjalti e frutash që vlerësohen nga vizitorët e paktë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco