Shitet në ankand për 1.5 milionë dollarë kitara e Kurt Cobain

Shitet në ankand për 1.5 milionë dollarë kitara e Kurt Cobain

14:20, 19/11/2023
A+ Aa A-

Kitara e këngëtarit të grupit Nirvana, Kurt Cobain, është shitur në një ankand në SHBA për më shumë se 1.5 milionë dollarë.

Kitara elektrike ikonë blu Skystang I Fender Mustang që Cobain luajti në turneun e tij të fundit është shitur për pak më shumë se 1.58 milionë dollarë (1.45 milionë euro) në një ankand në Nashville.

Xhinset e grisura që Cobain veshi në videoklipin e këngës “Heart-Shaped Box” dhe në MTV Video Music Awards kushtuan më shumë se 400 mijë dollarë.

Pantallonat vlerësoheshin nga 10,000 deri në 20,000 dollarë.

Ato artikuj u shitën në ankandin tre-ditor “Të luajtura, të veshura dhe të grisura: Rock N’ Roll Iconic Guitars and Memorabilia”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco