Drita e tullacllëkut është drita e paqes! – Gara për tullën më të fortë

Drita e tullacllëkut është drita e paqes! – Gara për tullën më të fortë

11:51, 17/11/2023
A+ Aa A-

Qyteti japonez Tsuruta është i famshëm për organizimin e një konkursi unik vjetor - një lojë popullore, një lloj përballjeme tërheqje në të cilën burrat tullacë vendosin kupa thithëse në koka dhe tërheqin në drejtime të kundërta. Pandemia e Covid-19 solli pikëllim në të gjitha aspektet e shoqërisë japoneze, por grumbullimet dhe aktivitetet shoqërore ishin ndër më të prekurat dhe u desh të pritej gjatë edhe për këtë..

Tsuruta, një qytet në prefekturën Aomori të Japonisë, kohët e fundit zhvilloi konkursin e tij vjetor "Suction Cup Tug-of-War" për herë të parë në tre vjet, dhe ishte po aq argëtues sa e mbanin mend  njerëzit.

I menduar nga Shoqata Tsuruta Hagemasu si një mënyrë për të hedhur një dritë pozitive mbi tullacllëkun, tërheqja e kupës që thith është një lojë argëtuese në të cilën dy persona të ulur përballë njëri-tjetrit, venë kupat thithëse në kokë, të lidhura me një fije dhe fillojnë t’i tërheqin. Ai person, kupa thithëse e të cilit shkëputet e para nga tulla, humb lojën.

Duke funksionuar nën moton "Drita e tullacllëkut është drita e paqes, ndriçon botën e errët me shkëlqim", Shoqata Tsuruta Hagemasu është përpjekur të shpërndajë pozitivitet mbi një problem me të cilën burrat janë përballur për mijëra vjet.

Tullacllëku mund të bëjë që disa meshkuj të humbasin vetëvlerësimin, të shkojnë deri në depresion apo të kapen nga ankthi, por Hagemasu dëshiron që anëtarët e saj të dinë se mund ta ndriçojnë botën me tullacllëkun e tyre nëpërmjet të qënit pozitivë./ar.sh/SYRI.NET

Koka tullace më e fortë e Japonisë, fitues Masato Sasaki.

Nënkampion Yama Yama (Për herë të parë merr pjesë nga Tokio)

Vendi i 3-të: Mori Ota

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco