Mikroçipi në trurin e njeriut tashmë realitet, FDA jep aprovimin

Mikroçipi në trurin e njeriut tashmë realitet, FDA jep aprovimin

14:14, 16/11/2023
A+ Aa A-

Disa muaj më parë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara i dha Neuralink, startup-it të teknologjisë së mikroçipëve të themeluar nga Elon Musk në vitin 2016, lejen për të testuar pajisjet e saj te njerëzit.

Në fillim të shtatorit të kaluar, FDA  kishte refuzuar aplikimin e Neuralink për provat njerëzore për shkak të  shqetësimeve të sigurisë , të tilla si frika se telat e çipit mund të lëviznin rreth kafkës së një personi ose pajisja mund të mbinxehet.

Jo shumë kohë më parë, kompania “e ngazëllyer” njoftoi se po fillon të implantojë mikroçipe në trurin e njeriut për studime klinike, duke kërkuar njerëz me paralizë në të katër gjymtyrët për shkak të dëmtimit të palcës kurrizore ose sklerozës anësore amiotrofike.

Çipi i Neuralink është një implant që futet brenda kafkës. Ai është i pajisur me 1024 elektroda dhe mund të marrë sinjale nga shumë neurone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco