Kjo është Aitana, fotomodelja robot në Instagram, që fiton mijëra dollarë në muaj

Kjo është Aitana, fotomodelja robot në Instagram, që fiton mijëra dollarë në muaj

12:44, 15/11/2023
A+ Aa A-

Aitana Lopez, e njohur si Fit Aitana, ka vetëm katër muaj që është futur në Instagram, por ajo tashmë ka mbi 110,000 ndjekës dhe gjeneron mbi 4,000 dollarë të ardhura mujore. Jo keq për dikë që nuk ekziston.

Modelet virtuale kanë ekzistuar prej disa vitesh, dhe ardhja e inteligjencës artificiale vetëm sa i ka bërë ato më realiste dhe më të njohura.

Një përfaqësuese e spikatur e kësaj vale të re të influencuesve dixhitalë të krijuar nga inteligjenca artificiale është Aitana, një modele e lezetshme femër me flokë rozë nga Barcelona, e cila ka arritur të tërheqë mbi 100 mijë ndjekës në vetëm pak muaj.

Ajo poston vetëm foto të saj, pasi videoja ka të ngjarë ta bëjë paksa të dukshme formën e saj dixhitale, por çdo foto e saj mbledh dhjetëra mijëra pëlqime dhe qindra komente. Popullariteti i saj është përkthyer në të ardhura të qëndrueshme mujore për krijuesit e saj, të cilët pretendojnë se ajo gjeneron mbi 4000 euro në muaj.

Aitana Lopez është ide e agjencisë së komunikimit me bazë në Barcelonë, The Clueless, drejtuesi i së cilës vendosi të investojë në modele virtuale për shkak të kostove të larta që lidhen me përdorimin e modeleve reale, si shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimi.

Aitana, nga ana tjetër, mund të jetë kudo në çdo kohë dhe megjithëse kostot e krijimit të saj ishin të larta, ajo tashmë ka filluar të fitojë para.

The Clueless i shet hapur shërbimet e tij në faqen e vet të internetit, duke i lejuar klientët të përdorin modelet e tij të krijuara nga inteligjenca artificiale për qëllime marketingu dhe Aitana me sa duket është një emër i madh.

Jo vetëm që është tërheqëse, por agjencia u sigurua që pamja e saj, stili i modës dhe personaliteti në përgjithësi të përshtaten me tendencat e sotme online, duke siguruar kështu popullaritetin e saj në platformat e mediave sociale si Instagram. Në vetëm katër muaj, ajo tashmë ka mbi 110 mijë ndjekës në rrjetin e njohur social./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco