Lajmi i fundit

VIDEO/ Erion Veliaj 7 orë e gjysëm në SPAK: Dhashë të gjitha shpjegimet për inceneratorët

Vullkani Etna, llava kap lartësinë 4.5 km

Vullkani Etna, llava kap lartësinë 4.5 km

13:25, 13/11/2023
A+ Aa A-

Vullkani Etna i Italisë, më aktivi në Evropë, shpërtheu në mënyrë spektakolare duke ndriçuar qiellin mbrëmjen e së dielës.

Shpërthimi i përqendruar në kraterin juglindor të vullkanit dërgoi në qiell shtëllunga të mëdha tymi dhe hiri, ndërsa lartësia e llavës sipas të dhënave nga Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, arriti në 4.5 km.

Hiri i llavës ra në disa fshatra të zonës, si Milo dhe Zafferana Etna dhe pavarësisht aktivitetit të vullkanit, aeroporti i Katanias qëndroi i hapur.

Sipas autoriteteve italiane, nuk ka pasur pasur të lënduar dhe as dëme.

Vullkani 3.200 metra i lartë shpërthen disa herë në vit, duke nxjerrë llavë e duke hedhur hi mbi ishullin mesdhetar të Siçilisë.

Etna mbetet një destinacion turistik tejet popullor. Edhe pse nuk përbën rrezik për popullsinë lokale, sërish monitorohet me shumë rreptësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco