FOTO/ Trenat e hekurt të Mauritanisë...

FOTO/ Trenat e hekurt të Mauritanisë...

11:39, 10/10/2023
A+ Aa A-

Me një gjatësi prej afro 2.5 km, trenat e hekurt të Mauritanisë janë ndër më të gjatët në botë.

Udhëtimi i tyre shtrihet midis Zouerat qyteti më i madh në veri të vendit, i njohur për industrinë e tij të minierave të mineralit të hekurit  dhe qytetit port të Nouadhibou në perëndim, për një distancë totale prej 652 km. 

Udhëtimi, i cili përshkon zemrën e shkretëtirës së Saharasë, mund të zgjasë deri në 16 orë nëse treni është bosh nga minerali dhe deri në 20 orë nëse është i mbushur.

Vendasit e varfër shpesh përdorin vagonët e trenit për të udhëtuar mes qyteteve për të vizituar të afërmit e tyre. Ndonjëherë, trenat transportojnë edhe mallra të tilla si kafshë të gjalla ose fruta.

Temperaturat e larta të ditës dhe temperaturat shumë të ulëta gjatë natës e ndërlikojnë udhëtimin, ashtu si pluhuri i prodhuar nga më shumë se 200 vagonët e trenave, secila me 84 ton mineral hekuri.

Udhëtarët që dëshirojnë të ushëtojnë mund të blejnë bileta për rreth 3 dollarë për të hipur në tren, duke ofruar njëfarë rehatie, megjithëse shumica e tyre janë gjysmë shekulli të vjetra dhe nuk pastrohen shpesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco