Turisja zviceriane porosit karavidhen 200 euro dhe e le të lirë

Turisja zviceriane porosit karavidhen 200 euro dhe e le të lirë

13:55, 27/09/2023
A+ Aa A-

Një çift i martuar nga Zvicra darkuan në restorantin e shijshëm të peshkut “Gente di Mare” në Sardenjë dhe kanë porositur karavidhe.

Kur krijesa e gjallë u soll në tavolinë, ende e papërgatitur, turisti vendosi ta lëshonte në det para se të gatuhej, shkruan Daily Mail.

"Fillimisht mendova se po bënte shaka. Kur kuptova se ajo po përpiqej të bënte një vepër të mirë dhe sa e lumtur dhe e emocionuar ishte, u preka edhe unë. Ajo ishte vërtet e emocionuar për të shpëtuar jetën e karavidhes," tha Antonio Fasolino, bashkë- pronari i restorantit që ishte dëshmitar i këtij momenti.

Teksa ka rrëfyer ngjarjen me detaje, Antonio tha se mori karavidhen nga akuariumi dhe shkoi ta peshonte në kuzhinë. 

Ai i tha çiftit se peshon gati dy kilogramë, që kushton 200 euro.

Ai e vendosi karavidhen në një kovë të pastër pranë tryezës. Turistja e pyeti nëse karavidhja do të lëndohej nëse do ta hidhte nga lartësia dhe të pranishmit e siguruan se kafsha do të ishte mirë. Kur e hodhi në det, karavidhja u largua shpejt me not për në lirinë e sapogjetur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco