FOTO/ Pas 220 takimesh të dështuara ‘martohet’ me qenin

FOTO/ Pas 220 takimesh të dështuara ‘martohet’ me qenin

08:24, 23/07/2019
A+ Aa A-

Modelja Elizabeth Hoad ka hequr dorë nga burrat pas 220 takimeve të dështuara dhe do të "martohet" me qenin e saj.

Elizabeta, 49 vjeç, shpreson të bindë një prift në kishën e saj katolike lokale për të bekuar bashkimin e saj me 6-vjeçarin, qenin e saj, Logan.

Ajo do të vendosë një unazë martese dhe Logan një rrip ore, kapelë të lartë, xhaketë dhe kravatë me hark.

Modelja gjithashtu po mendon që muajin e saj të mjaltit ta kalojë në një hotel miqësor ndaj qenve bashkë me ‘burrin’ e saj të ardhshëm.

Elizabeth, ka qenë e lidhur disa herë por kurrë nuk u martua: ‘Kam pasur 220 takime në tetë vjet dhe përgjithësisht kanë qenë një fatkeqësi. Mendova se do të ishte një ide e mirë të martohesha me Loganin. Ai kurrë nuk më pas dore dhe ne e duam njëri-tjetrin. Disa mund të mendojnë se unë jam budallaqe por nuk e kam aspak problem. Është mënyra ime për të thënë ‘përgjithmonë bashkë’.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco