Një dritë e re në botën e artit - Historia e Ajri dhe Drini Drishtit, babai: Janë produkti kryesor ku fokusohem në gjithçka...

10:09, 07/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ajri dhe Drini Drishti, janë dy fëmijë që shndrisin me talentin e tyre të jashtëzakonshëm, një talent që ka arritur të mbizotërojë në një moshë kaq të re. Ajri, 6 vjeçe, është një e talentuar, e cila i bie pianos dhe ushtron balet. E kalon kohën e saj të lirë duke pikturuar portrete. Nga ana tjetër, Drini, 8 vjeç, është një djalë i pasionuar pas muzikës, duke studiuar kanto dhe piano. Ai e kalon pjesën më të madhe të ditës duke u përkushtuar në instrumentin e tij dhe muzikën që e ka pasion.

AJRI DRISHTI, është 6 vjeçe, i bie pianos dhe ushtron balet: Më pëlqen shumë edhe të pikturoj. Bëj portrete. Kam pikturuar Drinin, vëllai.

DRINI DRISHTI, është 8 vjeç, studion kanto dhe piano: Në piano ushtrohem 1-2 orë, më tutje nuk ka. Detyrat i bëj paradite me nënën, që pasdite të bëj vetëm piano, këngë dhe lojëra. Kënga ime është e preferuar.

Të dy ishin pjesë e emisionit të mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV me Flavio Qarrin, ndërsa treguan më shumë për talentet e tyre teksa shoqëroheshin nga babai i tyre, Ismet Drishti. Ai është një njeri që ka vendosur të fokusojë gjithë kohën e tij për fëmijët, duke besuar se ata janë pasuria më e çmuar që ka.

Këta janë produkti kryesor ku fokusohem në gjithçka”, tha ai, duke shtuar se nuk është gjithmonë e lehtë të përballesh me frikën e pasigurisë që vjen me kohën, por ai ka besim që do të arrijnë të realizojnë ëndrrat e tyre.

Ismet Drishti, babai i dy fëmijëve: Gjithë fokusi përqendrohet tek fëmijët. I them vetes që kam mundësi të bëj, kam kohë, kam moshë, kam ide, por ama këta janë produkti kryesor ku fokusohem në gjithçka, sepse këta e kanë jetën përpara. Sesi ka për ti ardhur jeta, është pak e vështirë, por shoh disa...kam frikë se do të përsëritet një 80-vjeçar i sapo kaluar, do të rifillojë.

Unë jam i fokusuar totalisht tek fëmijët. Është e frikshme koha, megjithatë këta më kanë frymëzuar. Drini sidomos, sepse e vija re që nuk donte asnjë lojë tjetër përveç mikrofonave. Dhe para se të hynte në klasë të parë, i thash vetes ore shiko çfarë po bën se po të ikën për duarsh një shans. E mora dhe e çova ta dëgjonin dy profesionistë, a ka vesh apo jo. Dhe këshilla e tyre ishte që urgjentisht të shkojë në lice. Në fakt pritshmëritë e mia nuk ishin deri këtu ku kanë arritur, por falë punës tyre dhe Zoti ia ka fal talentin, kanë ecur mirë shumë. Unë jam nga ata burrat që zor më dalin lotët, por kur e kam parë në Itali që ka fituar çmimin dhe kur e kanë thirrur ‘maestro Drishti’, 7 vjeç, aty e lëshova, iku burrnia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco