Lajmi i fundit

FOTO/ Ky është efektivi i vrarë gjatë operacionit në Lozhan të Maliqit, shkëmbyen armë me ish ushtarakun në kërkim

Një polic i vrarë, një tjetër i plagosur në Lozhan të Maliqit! Ishin në operacion për arrestimin e një të kërkuari

Një polic i vrarë, një tjetër i plagosur në Lozhan të Maliqit! Ishin në operacion për arrestimin e një të kërkuari

08:11, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhan.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni policor, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë, duke vrarë një polic dhe plagosur një tjetër.

Burimet bëjnë me dije se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë incidentit.

Operacioni policor kishte të bënte me arrestimin e një personi të kërkuar.  

I vrarë ka mbetur një efektiv i Shqiponjave, i plagosur po ashtu efektiv i Shqiponjave, i cili po merr ndihmën në spitalin e Korçës. Edhe efektivi tjetër ka marrë një plumb por nuk dihet ende gjendja shëndetësore.

Ndërsa ngjara është në zhvillim e sipër...

.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco