Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Humbën jetën në aksident/ Të afërmit e dy fëmijëve ndezin qirinj para Bashkisë Durrës në shenjë proteste...

21:00, 05/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të afërm të dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur ditën e diel, dolën këtë të martë në shenjë proteste para Bashkisë Durrës.

Të gjithë bashkë, ata kanë ndezur qirinj për dy jetët e humbura, ndërsa nuk kanë munguar akuzat ndaj autoriteteve lokale për mungesën e sinjalistikave në rrugë apo vendeve të posaçme për të luajtur fëmijët.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës, ndërsa dy fëmijët e mitur u përplasën nga një makinë e cila drejtohej nga një i dehur. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur rëndë edhe një 8-vjeçar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco