Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Gjykimi në GJKKO – Caktohet treshja e gjyqtarëve që do shqyrtojnë dosjen ‘Veliaj’

Gjykimi në GJKKO – Caktohet treshja e gjyqtarëve që do shqyrtojnë dosjen ‘Veliaj’

09:25, 05/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elsa Ulliri, Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj do jenë treshja që do gjykojë Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa  dhe disa biznesmenë e kompani të cilët do të gjykohen me procedurë të zakonshme, duke e ndarë dosjen me pjesën tjetër që do ti nënshtrohen gjykimit te shkurtuar

Tashme do te caktohet data se kur do te fillojë gjyqi ndaj Erjon Veliajt për të cilën përveç kërkesave pritet që dhe SPAK të kërkojë dëshmitarë në procesin penal.

Ndërkohe për pjesën tjetër të dosjes “Veliaj” që do te gjykohet me gjykim te shkurtuar si Elman Abule, Klotilda Bushka etj, SPAK me datën 20 Maj do të shpall pretencën.

Gjykim të zakonshëm:

Erion  Veliaj, Ajola Xoxa, Gentjan Sula, Shoqëria "AGI-KONS", Shoqëria "PALUSHI", Meriman  Palushi, Sokol Kryeziu, Shkelqim Fusha, Mirton  Lika, Erald Simixhiu, Linda Kazani, Valmir Xoxa, Shoqëria "GERARD-A", sh.p.k, Shoqeria "FUSHA" sh.p.k, Shoqëria "LANI" sh.p.k, Organizata Jofitimprurëse Qendra "HARABEL", Organizata Jofitimprurëse BYL-A (Balkan Youth Link Albania), Organizata Jofitimprurëse Qendra "MUZA", Organizata Jofitimprurëse, Qendra "EVENTUS”.

Gjykim të shkurtuar:

Elman Abule, shoqëria “Ramental”, Fatmir Bektashi, kompania “Kontakt”, Mirton Lika, Flutur Xhani, Klotilda Bushka, Adela Kondakçiu, Fatjon Baçi, si dhe shoqëria “Lani"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco