Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Qirinjtë aromatikë shkaktuan zjarrin/ Flakët përfshinë dhe apartamentet ngjitur, pranga 2 vajzave në Tiranë

Qirinjtë aromatikë shkaktuan zjarrin/ Flakët përfshinë dhe apartamentet ngjitur, pranga 2 vajzave në Tiranë

14:11, 04/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy vajza janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se shkaktuar zjarr në banesën e tyre me qira, por nga flakët e pësuan dhe fqinjët.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetaset me inicialet K.Sh., dhe S.GJ., jetonin me qira në kompleksin pranë Komunës së Parisit, kur apartamenti i tyre u përfshi nga flakët për shkak të disa qirinjve aromatikë.

Nga flakët pati dëme në banesën e tyre dhe në banesat e fqinjëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco