Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

EMRI - Motori përplaset me makinën në aksin Berat–Dimal! Pasagjeri ‘fluturon’ në ajër, gjen vdekjen 54-vjeçari

EMRI - Motori përplaset me makinën në aksin Berat–Dimal! Pasagjeri ‘fluturon’ në ajër, gjen vdekjen 54-vjeçari

13:50, 04/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Otllak. Një motor ka goditur nga prapa mjetin BMË që ishte në ecje dhe si pasojë e goditjes pasagjeri i motorit ka fluturuar në ajër dhe është përplasur në rrugë,duke gjetur vdekjen.

Viktima është shtetasi Adrian Azemi, 57-vjeç,banues në fshatin Lapardha, ndërkohë që drejtuesi i motorit Alban Gajda, 35-vjeç,ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë hetimet e para në vendngjarje,për të konkluduar në shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco