Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Seanca për Irena Gjokën/ Gjokutaj: Të shpallet moskopetenca, dosja të kthehet në SPAK

Seanca për Irena Gjokën/ Gjokutaj: Të shpallet moskopetenca, dosja të kthehet në SPAK

13:38, 04/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtyhet me 19 maj procesi për pushimin e çështjes në ngarkim të gjyqtares Irena Gjoka, shkak u bë kërkesa e kallëzuesve për përjashtimin e gjyqtares që po gjykon kërkesën e SPAK, Marinela Osmani.

Po ashtu kallëzuesit kërkuan kthim të dosjes për hetime në SPAK pasi sipas tyre Gjyqtarja Gjoka duhet të merret e pandehur.

Avokati Genc Gjokutaj denoncoi dhe faktin se dëshmia e Irenës me 5 mbiemra nuk ka firmën e hetuesve dhe prandaj kërkoi që kjo të shpallet e pavlefshme. Gjithashtu kërkoi të shpallet moskopetenca e kësaj gjykate dhe përjashtimi i gjyqtares së çështjes pasi ligji e ka të normuar se kur gjykohet një çështje e një gjyqtari të një gjykate nuk mund të gjykohet brenda asaj gjykate.

"Procesverbali i pyetjes nuk është firmosur nga oficerët e policisë gjyqësore. Sot ata sjellin një shkresë ku thonë se duke e lidhur dosjen e kemi konstatuar.

Në fakt vendimi është i datës 4 ndërsa ata na kanë njoftuar në 25 kur u morr vesh. Kjo e bën të pavlefshme të gjithë dosjen.

Ne kërkuam gjithashtu pavlefshmërinë e këtij akti dhe moskopetencën e kësaj gjykate dhe përjashtimin e gjyqtares së çështjes jo për shkak të paanësisë ose jo të saj, por ligji e ka të normuar se kur gjykohet një cështje e nëj gjyqtari të një gjykate nuk mund të gjykohet brenda asaj gjykate.

Mbi këtë bazë nëse kjo procedurë do të ezaurohet në formën që do të vijojë këtu gjykimi do presim vendimin. Ne duhet të shterronim kërkimet.

Kërkimi kryesor dhe i vemti është që kjo dosje domosdoshmërit duhet dhe do të kthehet për hetim që të plotësohet. Sepse dosja është e falsifikuar,. E kanë filluar pa emër dhe pa emër e kanë pushuar. Vetëm këtu në SPAK bëhen këto vendime. 

Një muaj më parë Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës pushimin e hetimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e kallëzuar për veprën penale të falsifikimit pasi ka fshehur një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke. Seanca po shqyrtohet në GJKKO me gjyqtare Marinela Osmanin, e njëjta gjykatë ku gjykon dhe Irena Gjoka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco